CoastLearn eshte nje pakete profesionale trajnimi ne distance per Menaxhimin e Integruar te Zonave Bregdetare e cila perdor masivisht median elektronike. Ky mjet autodidakt i adresohet separi menaxhereve ne zonat bregdetare dhe planifikuesve ne nivel lokal, rajonal dhe kombetar  dhe se dyti studenteve universitar dhe OJF-ve. Nderkohe qe CoastLearn eshte pershtatur per nevojat trajnuese dhe teknike te vendeve ne tranzicion, ajo ka provuar te jete shume e dobishme edhe per vendet per te cilat nuk ka qene distinuar. Programi eshte i mundeshem online pa pagese por eshte i vlefshem edhe ne CD-ROM.
CoastLearn eshte e ndare ne module tematik te cilat mund te studiohen ne menyre te pavarur. Nderkohe qe nuk jane zhvilluar ende te gjithe modulet e mundeshem, ajo qe tani eshte nje mjet i fuqishem trajnues dhe nje pike nisje per proceset mesimore per Menaxhimin e Integruar te Zonave Bregdetare. Per ata perdorues qe duan te dine me shume, secili modul permban nje liste linkesh dhe referencash per studimete me te thelluara.
Coastlearn eshte nje mjet shumegjuhesh, deri tani eshte i disponueshem ne gjuhen Angleze, Estoneze, Franceze, Greke, Letoneze, Lituaneze, Polake, Rumune, Ruse dhe Turke. Ajo promovon shkembimin e njohurive dhe eksperiencave duke siguruar shembuj praktik dhe raste studimi qe ilustrojne ceshtjet me kryesore.
Ne vitet e fundit, partneriteti i CoastLearn eshte rritur ne nje rrjet trans-nacional dhe trans-sektorial individesh dhe institucionesh te cilet merren me studim dhe mesimdhenie per Menaxhimin e Integruara te Zonave Bregdetare. Per me teper informacion shkruani ne med@eucc.net).

Perse Coastlearn?

Mjeti

E Ardhmja

 

 

 

 

 

 

 

   

Partneret

Bashkepunimi i Partnereve

 

 

Centre for Tourism and Sustainable Development (CTSD)

Qëndra për Turizmin dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm (QTZHQ)

Tirana, Albania

 

Dritan Zaimi

Executive Director

Contact: dzaimi@gmail.com ; infoqtzhq@gmail.com