Etiketimi-eko

Etiketimi-eko eshte nje metode vullnetare e vendosjes se nje logoje tek produktet qe mendohen te jene me pak te demshme per mjedisin ne krahasim me disa produkte te tjera. Etiketat-eko informojne konsumatorin rreth produkteve/sherbimeve specifike, ndersa skemat e certifikimit u tregojne atyre dicka rreth kompanive (ose prej pjeseve te saj) qe prodhojne produktet/sherbimet.

Nje "etikete-eko" eshte nje etikete e cila identifikon te gjitha perparesite e produktit apo sherbimit brenda nje kategorie specifike produkti/sherbimi e bazuar ne rendesine e ciklit te jetes. Ne kontrast kjo me simbolet "e gjelberta" ose me pretendimet e paraqitura nga prodhuesit e produkteve apo sherbimeve. Nje etikete-eko ne lidhje me produkte ose sherbime te caktuara jepet nga nje grup i trete i paanshem i cili ne menyre te pavarur vlereson se keto produkte/sherbime plotesojne kriterin e mjedisit.

Perse Etiketimi-eko?

  • Etiketa-eko mund te ndihmoje furnitoret turistike ne identifikim e ceshtjeve mjedisore, mund te pershpejtoje arritjen e zgjidhjeve eficente eko, mund te drejtoje ne gjetjen e menyrave me te mira per monitorimin dhe raportimin e performances mjedisore
  • Ndersa etiketat-eko mund te ndihmojne ne shitjen e produkteve turistike, ato gjithashtu tregojne per ato produkte dhe sherbime qe mund te pakesojne perdorimin e burimeve sic jane energjia ose uji dhe redukton koston per operatorin
  • Etiketat-eko mund te kene rol te drejtperdrejte ne bashkerendimin e ceshtjeve social-ekonomike me ato te mbrojtjes se mjedisit. Per shembull nxitja per te perdorur me shume produkte te rajonit do te rrise te ardhurat e ekonomise lokale dhe do te zvogeloje nevojen per transport
  • Etiketat-eko mund te ndihmojne ne rritjen e ndergjegjesimit te popullsise rajonale dhe lokale per mbrojtjen e mjedisit si dhe gjithashtu nxjerr ne pah rendesine e turizmit per mjedisin ne pergjithesi

 

Shembull
Nje teknike e thjeshte etiketimi u paraqit ne sherbimet turistike te ishullit Hiiumaa (Estoni) ne 1996. Hiiumaa - nje ishull ne Detin Balltik, me nje natyre te pasur, te bukur dhe te paprekur dhe me njerez mikprites.
Nuk ishte e lehte te vendosje rregulla strikte dhe ndonje agjensi kontrolli. Pasi parimi i etiketes ishte i bazuar ne "vetekontrollin" e nje sipermarresi. Etiketa eshte me teper nje informacion, jo nje "cmim".
Etiketa e Gjelber Hiiumaa paraqet nje sipermarrje per srehim dhe ushqim e cila manaxhohet ne nje menyre te qendrueshme si p.sh. duke bere te pamunduren pet te pakesuar impaktin ne natyren e paster te Hiiumaa.

Sipermarrja per strehim dhe ushqim merr persiper te:

  1. Transformoje pjese te mbeturinave ne perzierje plehrash ose ne usqim per kafshet, te ndaje materialin e riciklueshem (letren) nga materiali i rrezikshem (baterite e vjetra)
  2. Minimizoje prodhimin e mbeturinave duke shmangur plasmaset e pavlefshem dhe ambalazhimet e vogla
  3. Perdore ujin me mase dhe tu kerkoje turisteve qe te veprojne ne te njejten menyre
  4. Perdore energjine me mase e tu kerkoje turisteve qe te veprojne ne te njejten menyre
  5. Perdore kimikate pastrimi jo te demshme per natyren
  6. Vleresoje produktin lokal te Hiiumaa dhe ate te Estonise
  7. Jete i afte te jape informacion rreth natyres terheqese te rajonit

 

 Ka pasur rritje te konsiderueshme te perdorimit te etiketave-eko qe nga 1990.

Per shembull:

Numri i Flamujve Blu per bregdetet Evropiane
(Burimi: Fondacioni per Edukimin Mjedisor ne Evrope)

Me teper informacion rreth ETIKETIMIT-EKO ju mund te gjeni ne Global Eco-labelling Network dhe ne European Union Eco-label Homepage .