Shembull: Kontributi i Qendrave te Informacionit ne turizmin e qendrueshem ne zonat e mbrojtura: rasti i Gjirit te Strimonikos

Dr. Koutrakis Emmanuil
Fondacioni Kombetar per Kerkimin Bujqesor - Instituti i Kerkimit per Peshkim

"Qendra Informative per zonat bregdetare te Gjirit Strimonikos dhe Gjirit Ierisos" u krijua ne vitin 1998 sipas Projektit LIFE "Veprime te bashkerenduara per menaxhimin e zones bregdetare te Gjiirit Strimonikos: i cili u zbatua nga Instituti i Kerkimit per Peshkim ne Fondacionin Kombetar per Kerkim Bujqesor dhe Qendra e Lagunave Greke ne Muzeun e Historise Natyrore te Gulandris. Qendra e Informacionit (IC) tani eshte nen pergjegjesine e Bashkise se Agios Xhorxhios (Maqedonia Qendrore, Greqi).

Vizitoret e IC kane mundesine te shohin nje ekspozite me tabela te organizuara ne 10 njesi tematike dhe material te pasur fotografik qe sqarojne termin "zone bregdetare". Ajo siguron informacion per jeten ne det, bimet lokale dhe kafshet, thekson vlerat historike dhhe kulturore dhe ve ne pahe problemet potenciale mjedisore qe mund te lindin nga aktiviteti i njerezve. Tre akuariume shfaqin specie te peshqeve lokale, nderkohe qe ekspozita e guackave paraqet diversitetin e guackave te zones dhe te te gjithe territorit bregdetar Grek. Ne qender te salles prezantimi 3D paraqt relievin baze te zones, grykederdhjen e Lumit Strimon dhe nje breg karakteristik shkembor. Ne te njejten kohe, ne dhomen e projeksionit, vizitoret mund te shikojne nje film edukative 25 minuta rreth zones bregdetare ne Gjirin Strimonikos.

Suksesi i IC vihet re nga ne rekord prej 3000 vizitoresh ne vit, kryesisht nga shkollat e zones, te cilat vizitojne IC jashte sezonit turistik. Ky rast tregon qarte sesi qendrat e informacionit apo interpretimit mund te kontribojne ne ndergjegjesimin e publikut dhe edukimin e vizitoreve te zonave te mbrojtura, duke i dhene shkurtimisht nje pershkrim te zones (nepermjet hartave dhe fotove), duke i treguar funksionet dhe vlerat e sones dhe duke u shpjeguar sesi duhet te silles gjate vizites se nje zone te ndjeshme mjedisore. Per me teper, IC mund te punoje si nje pike e fokusuar per mbajtjen vigjilent te autoriteteve per kercenimet urgjente dhe si perfundm ajo mund te terheq nje numer te madh vizitoresh (shkolla dhe grupe te organizuara) ne nje zone ku ata mund te informohen dhe udhezohen gjate vizites se tyre dhe te promovojne turizmin e qendrueshem.