Iniciativa e Operatoreve Turistike per Zhvillimin e Turizmit te Qendrueshem - Tour Operator Initiative for Sustainable Tourism Development

Iniciativa e Operatoreve Turistike per Zhvillimin e Turizmit te Qendrueshem eshte nje iniciative vullnetare dhe jofitimprurese, e hapur ndaj te gjithe operatoreve turistike, pavaresisht madhesise apo shtrirjes gjeografike te tyre. 22 anetaret jane perkushtuar ndaj zhvillimit te qendrueshem si berthame e biznesit t e tyre dhe punojne sebashku nepermjet aktiviteteve te perbashketa per te promovuar dhe shperndare metodat dhe praktikat te perputhshme me zhvillimin e qendrueshem. Iniciativa eshte zhvilluar per dhe nga operatoret tursitike me mbeshtetjen e Programit per Mjedisin te Kombeve te Bashkuara (UNEP), Organizates Kulturore, Shkencore dhe Arsimore te Kombeve te Bashkuara (UNESCO) dhe Organizates Boterore te Turizmit (WTO/OMT).

Qe nga fillimi i Iniciatives se Operatoreve Turistike ne 2000, IOT ka mbledhur "shembuj te mire" nga anetaret sesi nje operator turistik mund te integroje ne menyre te efektshme parimet e qendrueshmerise ne fushat e ndryshme te operacioneve te tyre. Shembujt jane permbledhur ne nje raport "Turizmi i qendrueshem, Kontributi i Operatoreve Turistike". Ata ofrojne nje mundesi per te kuptuar larmine e opsioneve te ndryshme qe operatoret turistike mund te zgjedhin. Raporti mund te shkarkohet nepermjet faqes se internetit te Iniciativa e Operatoreve Turistike. ( www.toinitiative.org )