Fragmentizim habitati : Mungesa e rregullave per perdorimin e tokes dhe ndertimet ne shume destinacione ka sjelle shtrirjen e zhvillimit pergjate vijes bregdetare. Perhapja perfshin edhe sherbimet turistike gjithashtu dhe infrastrukuren mbeshtetese si rruget, shtepi punetoresh, parkim, zona sherbimi dhe hedhje mbeturinash. Kjo zakonisht con ne fragmentizim duke bere qe habitatet te behen shume te vogla dhe te pamundura per te perballuar popullate me shume kafshe apo bime.


Shkaterrim te habitatit : Habitatet e rendesishme bregdetare ne pergjithesi po shkaterroheb prej zhvillimit te turizmit. Per shembull, lagunat bregdetare shpesh po drenazhohen dhe po mbushen si pasoje e mungeses se zonave me te pershtatshme per ndertim te godinave dhe sherbimeve turistike. Keto aktivitete mund te shkaktojne demtim serioz dhe shkaterrim te ekosistemeve, edhe shkaterrim afat-gjate.

 

Prishje te habitatit detar : Ne zonat detare, shume aktivitete turistike behen ne ose perqark ekosistemve te brishta. Ankorim, peshkim apo hedhje mbeturinash jane disa nga aktivitetet qe mund te shkatojne demtim direkt te specieve (psh. gjitareve detar) apo shkaterrim te habitatve detare te tilla si shtreterit Posidonia, me pasoja ne erozionin detar dhe peshkimin.

Konkurrence per burime natyrore : turistet dhe bota e eger mund te gjejne veten ne konkurrence per burimet e rralla natyrore te tilla si uji, zonat pyjore, dunat etj. Per shembull, Parku Kombetar Coto Doñana ne jug-perendim te Spanjes, shtepi per shume specie te rrezikuara si shqiponja perandore (Aquila heliaca) dhe rreqebulli spanjoll (Lynx pardina), jane tashme te kercenuara nga marrja/zenia e ujit per qellime turistike.


Importimi i specieve pushtuese: Turistet dhe furnizuesit, shpesh pa e ditur, mund te sjellin specie (insekte, bime te egra ose te kultivuara dhe semundje) te cilat nuk jane autoktone per mjedisin lokale dhe mund te shkaktojne percarje te madhe dhe madje edhe shkaterrim te ekosistemit.


Shkelja : Turistet qe ecin ne te njejtin shteg cdo dite , duke shkelur bimesine dhe token, ne fakt shkaktojne demtim qe mund te sjelle humbje te biodiversitetit dhe te tjera impakte. Demtime te tilla mund te jene edhe me te perhapura kur vizitoret shpesh devijojne nga udha e shkelur me pare.

Stresi tek kafshet: Vrojtimi i botes se eger mund te sjelle stres tek kafshet dhe te ndryshoje sjelljen e tyre natyrale kur turistet afrohen shume dhe krijojne zhurma, psh. me anen e automjeteve me motorr.