You are here: / Case Studies / Arctic tourism

Turizmi Arktik

 

 

PERSHKRIM

Fjalet Kyce
Problemet dhe konfliktet e turizmit ne gjeresi te madhe.

Kohet e fundit, turizmi ne vendet Evropiane me gjeresi te larte gjeografike eshte bere gjithnje e me shume popullor. Per shkak te problemeve ekonomike ne Rusi, madje edhe anijet akullthyese me te medha te botes kane filluar te perfshihen ne lundrimet turistike te Arktikes. Zonat bregdetare me gjeresi te larte gjeografike jane terheqese per turistet. Pjesa Ruse e Evropes duhet ndare ne dy grupe kryesore:

  Brigjet Barents dhe e Detrave te Bardhe. Kjo eshte pak a shume nje toke e populluar. Megjithate ekzistojne akoma, rruget qendrore, shtepite e gjuetise apo vendbanimet e shkretuara te koheve te hershme. 

  • Arkipelaget me gjeresi te larte gjeografike. Lundrimet ne Token Franz Josef dhe ne ishujt Nova Zembla me akullthyese (p.sh. Yamal) apo me helikoptere (ndonjehere me kilometra te gjata mbi ski) mund te perbejne nje vizite ne Polin e Veriut. Keto zona nuk kane popullim te perhershem. Infrastruktura ketu pothuajse mungon fare apo eshte e pazhvilluar .

 

 

Problemet kryesore

Konfliktet qe ndeshen ne turizmin e vendeve me gjeresi te larte gjeografike jane si me poshte:

Infrastrukture e papershtatshme . Duke vizituar te ashtequajturat shkretetirat Arktike, turistet here pas here nuk sillen ne menyre te pergjegjeshme edhe nese do te deshironin. Per shembull, mungesa e rrugeve te shtruara posacerisht per kembesore ne disa prej ishujve te Arktikes (shiko poshte) I ben ata te shkelin mbi bimesine e imet. Kjo I shqeteson turistet por ata nuk mund ta shmangin apo ndryshojne kete situate. Per me teper, zhvillimi I infrastruktures nuk ka vazhduar me, qe kur disa operatore turistike qe merreshin me turizmin ne Arktike nuk ishin me te interesuar per investime te medha. Askush nuk mund  tja  imponoje atyre kete gje, meqenese nuk ka kontroll per hyrjet  ne kete zone. Nje tjeter shembull eshte Franz JosefLand, ku megjithese e shprehur ligjerisht si Zone e Mbrojtur, ketu akoma mungon sherbimi i mbrojtjes ne menyre te vazhdueshme. Keshtu qe, turizmi ne kete zone eshte aktualisht i pakontrollueshem. Zyrtarisht, jane bere disa studime mbi mbrojtjen e mjedisit te rajonit nga autoritetet nepermjet nje stafi te posacem per lundrimet ne Arktike. Akoma, keta njerez nuk jane te specializuar per kete pune (nuk eshte specialiteti i tyre kryesor) dhe ata varen  nga organizuesit turistike sepse firma i trajnon ata per sherbime te nje niveli per te gjithe turistet (ku pershihen edhe restorante te klasit te pare) falas.

Shperfillja e proceseve natyrore. Ne zonat me gjeresi te larte gjeografike jeta eshte e perqendruar me teper ne vende te vogla (bimesi, koloni zogjsh, vende ku ndodhen fokat, breg ku rrine lopet e detit dhe toke e mbuluar me akull). Keto vende jane pjeset me terheqese e natyres dhe mjaft terheqese gjithashtu per turistet. Megjithate, guidat per te vizituar keto vende behen ne forme eskursioni me kembe ose me barke. Gjithashtu, keto vende vizitohen qe nga helikopteri mbi anijet akullthyese turistike.

 

 

Zhvillimi i turizmit nuk eshte planifikuar mire . Aktivitetet  jane planifikuar vetem  per nje te ardhme afatshkurter

Njohja e pamjaftueshme e mjedisit nga kompanite turistike. Eskursionet me anije ne kolonite e zogjve qe ndodhen ne shkembijte bregdetare nuk i demtojne ato, ndersa eskursionet me helikopter jane teper te rrezikshme per cerdhet dhe zogjte e vegjel. Ndjekja e lopeve te detit dhe e arinjve polare me motoskafe nga turistet me deshiren per tu bere foto ketyre kafsheve i streson ato. Por, kjo eshte arsyeja per te cilen turistet paguajne goxha para. Prandaj, njohuria e operatoreve turistike mbi mjedisin eshte e pamjaftueshme dhe tendenca e tyre eshte vetem te kenaqin turistet.

Nivel i ulet i arsimimit . Njohja e mjedisit nga operatoret turistike dhe udherrefyesve qe punojne ne Arktike nuk eshte gjithmone e mjaftueshme. Ata nuk kane trajnim dhe deshmi profesionale te posacme. Mungon nje Program Udhezimi i posacem per Bregdetin Arktik (si per shoqerite turistike edhe per turistet). Edhe pse nje organizator udhetimi turistik nuk posedon te gjitha dokumentat e duhura askush nuk i kontrollon aktivitetet e tij.

Shperfillja e kapacitetit te mbajtjes. Bimesia e zhvilluar ne Arktike cenohet  se tepermi dhe reabilitimi i saj arrihet shume ngadale. Vizitat ne vende me gjeresi te larte gjeografike ka ndikim mbi bimesine. (p.sh. disa ishuj ne Arkipelagun e Franz Josef Land gjate sezonit te veres vizitohet afersisht nga njemije turiste).

 

Shkaterrimi i rezervave natyrore. Shkaterrimi i mjedisit ne Arktike mund te shkaktohet nga transporti i papershtatshem (grupet e turisteve per gjueti transportohen ne vendet e gjuetise me traktore me zinxhire. Ne te shumtat e rasteve kjo shkakton shqetesim apo edhe shkaterrim te te shtreses akullmbajtese te perhereshme  ne Arktike, pervec erozionit te tokes dhe formimit te luginave

Aktoret, vendndodhja dhe koha

Agjensia VICAAR ( "Fitimi ne Kerkimet ne Arktike dha Antarktike") u krijua ne 1991ne St. Petersburg. Drejori i agjensise eshte Dr. Victor Boyarsky, nje eksplorues i famshem i vendeve polare, anetar i Ekspedites Nderkombetare TRANSANTARCTICA , i Projektit Nderkombetar per Ekspediten ne Arktike, qe ka kaluar Oqeanin e Arktikes me slite me qene dhe me lunder nga Arktika Ruse permes Polit te Veriut ne Kanada. Personeli perbehet nga shkencetare profesioniste dhe eksplorues polare qe punojne si inspektore logjistike,drejtues guidash dhe manaxhere planifikimi.  

  

Persa i perket turizmit, VICAAR fokusohet ne njohjen dhe ruajtjen e vlerave natyrore. Kjo ben te mundur qe turistet te shijojne, te cmojne dhe te mesojne rreth vendeve magjepese te Natyres se Eger. Programet e saj kane per qellim arritjen maksimamale te sigurise se te tere pjesemarresve me minimumin e impaktit ne mjedis. VICAAR ka per qellim qe ta zhvilloje kete forme ne menyren me te qendrueshme.

 

Trajtimi

Iniciativat ne fushen e zhvillimit te turizmit te qendrueshem ne Arktike nuk jane financuar ne menyre specifike. Por, eshte pikepamja e grupit e cila po e nxit VICAAR drejt nje sjelljeje me miqesore ndaj mjedisit

 

 

Karakterizimi

Me qellim qe ne Arktike te zhvillohet nje turizem me i qendrueshem eshte percaktuar te ndiqen format kryesore te aktiviteteve te meposhtme:

  • Njohja e mjedisit gjate eskursioneve dhe lundrimeve
  • Aplikimi i "praktikave me te mira"
  • Ndergjegjesimi i popullsise lokale ne lidhje me ceshtjet e mbrojtjes se natyres
  • Krijimi i nje infrastrukture te pershtatshme ku te jete e mundur

 

Further information

On line: http://www.vicaar.spb.ru/company.htm;
E-mail: vicaar@mail.wplus.net

 


 


 


This site is optimized for viewing with Internet Explorer 4 and higher