You are here: / Case Studies / Curonian lagoon, Lithuania

Raste Studimore / Laguna Kuroniane, Lituani

Vendndodhja

Laguna antibatice eKuronian eshte nje lume i ceket gjysme i mbyllur dhe pothuajse i embel i cili ndodhet ne skajin juglindor te Detit Balltik. Eshte laguna me e madhe e Detit Balltik (me siperfaqe 1,584 km²). Lumi Nemunas siguron derdhjen kryesore te ujerave te lagunes Curonian, e cila derdhet ne Detin Balltik. Korriku dhe Gushti jane muajt me te ngrohte te vitit ku temperatura kyesore e dites arrin +17ºC. Rajoni i lagunes Curonian eshte e ndare politikisht ne dy pjese: Pjesa veriore i perket Lituanise dhe pjesa jugore i perket Kaliningrad Oblast, i cili eshte territor i Federates Ruse.


Gjeografikisht, laguna Curonian dhe vendet perreth formojne nje entitet gjigant natyror. Rrafshinat e grumbulluara gjate bregut Balltik juglindor perbehen nga tre pjese kryesore: delta Nemunas, rripi i tokes Curonian dhe gadishulli Sambian. E tere siperfaqja e ketij rajoni eshte afersisht 4.000 km².

 

Rripi i tokes Kuroniane eshte i famshem per vargun bregdetar prej 31 km te gjate. Ne vitin 2000 i tere rripi i tokes Kuronian bente pjese ne Listen e Trashegimive Boterore te UNESCO si nje peisazh me vlera te te rralla. Eshte i mbrojtur bashke me parqet kombetare te Kuriunerija (Lituani) dhe te Kurshskayakosa (Rusi). Brigjet detare me rere te rripit te tokes Curonian se bashku me resortet terheqese tradicionale, pishat e rritura dhe pamjet magjepese mbi kodrat me rere dhe lagunen Curonian perbejne pjesen me terheqese te turizmit ne kete rajon. Per rrjedhoje laguna Curonian eshte bere nje vend nderkombetar turistik.

Delta Nemunas me nje labirint te formuar nga dege lumi, kanale dhe mocale eshte e mbrojtur si kenete i nje rendesie nderkombetare nen Konventen e Ramasarit dhe si park rajonal. Delta Nemunas eshte e rendesishme per migrimin dhe mbareshtimin e zogjve, vecanerisht te patave, rosave dhe lejlekeve. Lista e gjate e specieve, perqendrimet e larta te regjistruara nxjerrin ne pah rendesine unike nderkombetare te deltes Nemunas ne zhvillimin e eko-turizmit.


 

 

Menaxhimi i turizmit te qendrueshem

Departmenti i Argetimit dhe Turizmit ne Universitetin Klaipeda se bashku me Zyren EUCC Balltike jane institucionet kryesore qe ndihmojne ne zhvillimin e turizmit te qendrueshem ne zonen e lagunes Curonian. I tere procesi filloi ne 1993 kur perpjekjet qe kishin per qellim zhvillimin e qendrueshem ne ishullin Rusne te deltes Nemunas gjeten perkrahje nga EUCC – Unioni Bregdetar dhe promovimi i turizmit te qendrueshem ishte nje nga proritetet kryesore te programit.

 

Promovimi i zhvillimit te turizmit te qendrueshem ne zonen e lagunes Curonian eshte arritur kryesisht me burime ndihmese siperfaqesore te siguruara nga Komisioni Evropian nepermjet programeve PHARE dhe TACIS (Partneriteti PHARE, Hyrja ne PHARE, programet e Projekteve te Vogla per Facilitetet). Perkrahja e siguruar nga Ambasada Mbreterore e Hollandes (programi MATRA KNIP) dhe Programi i Partneritetit Amerikan per vendet Balltike eshte pranuar gjithashtu me mirenjohje.

Projektet e vecanta te permendura me siper u bazuan ne parimin fermer me fermer dhe u fokusuan ne zhvillimin planit te zhvillimit te turizmit qendrueshem per rajonin e lagunes Curonian, me programe demostrative per turizmin e qendrueshem ne delten Nemunas dhe ne rripin e tokes Curonian (fotot). Si rezultat ne kete zone u krijuan disa shoqata: Organizata e Turizmit Rural ne Rusne, Qendra e Informimit dhe e Keshillimit per Turizmin Rural ne Rusne, Qendra per Turizmin e Ujerave ne Minge. Ndihma mbi zhvillimin e turizmit te qendrueshem u sigurua nga nje sere aktivitetesh me komunitetet lokale te rripit te tokes Curonian dhe me administraten e parqeve kombetare Kursiunerija(Lituania) dhe Kurshskajakosa (Rusi).

 

Komente dhe Teori

Ne te dyja pjeset e rajonit te lagunes Curonian ate te Lituanise dhe ate te Rusise peshkimi dhe bujqesia kane ruajtur rolin e tyre kryesor ne ekonomine lokale gjate viteve 90-te dhe ne fillimet e shekullit te 20-te. Performanca ekonomike e ketyre sektoreve dhe kapaciteti i tyre per te siguruar nje jetese te mire per popullsine lokale ka rene ne menyre dramatike per shkak te ekonomise se tregut dhe ndryshimit te mekanizmave te  prodhimit nga nje  ceshtje me planifikim qendror drejt vendimmarrjes vendore e diktuar nga cmimet e lendeve te para dhe produkteve te prodhuara.
Turizmi eshte nje oportunitet emergjent per nje te ardhme vertet te qendrueshme dhe te mire te rajonit nese zhvillimi i tij eshte i bazuar ne fuqite kryesore te rajonit te lagunes Curonian si nje zone me bukuri natyrore te shquara.
Rripi i tokes Curonian eshte pa diskutim zona me e pershtatshme per zhvillimin e turizmit ne rajon, por statusi i tij si park kombetar duket se siguron nje mbrojtje te forte ligjore ndaj zhvillimeve te medha jashte zonave tashme te zhvilluara. Duket e rendesishme te dikutosh nese ky rrip toke duhet rezervuar kryesisht per turizem te paket dhe luksoz, vetem per te huaj dhe lokale luksoze, apo duhet te kete edhe lokale me te ardhura “normale". Tani tendenca duket se eshte per te paren.

Per nga prespektiva turistike rurale, agronomike, ekonomike dhe ujerore, delta Nemunas eshte shume me terheqese sesa rripi i tokes Curonian. Por ceshtja mbetet akoma e hapur nese do te realizohen oportunitetet e pritshme te zhvillimit te turizmit te qendrueshem. Shfrytezimi i burimeve te pasura natyrore per zhvillimin e turizmit te qendrueshem ne rajonin e lagunes Curonian dhe rigjenerimi i tij ekonomik dhe social do te arrihet vetem nese rajoni e bazon zhvillimin e tij ne parimet kryesore te qendrueshmerise.

Nese nuk ndermerren masat e duhura atehere disa ceshtje mund te kene efekte te demshme mbi zhvillimin e turizmit dhe si rrjedhoje ne mireqenien sociale dhe ne rritjen ekonomike afatgjate te rajonit. Mund te krijohet nje situate e posacme demtuese nese mungon vemendja dhe mbeshtetja e duhur nga qeverite drejtuese te Rusise dhe Lituanise, sepse burokracia mund te pengoje iniciativat e ndermarrjeve lokale.


Duhen bere perpjekje per te aprovuar zhvillimin e turizmit ne rajonin e lagunes Kuroniane  drejt nje perdorimi te qendrueshem  te burimeve natyrore dhe mirembajtjes se trashegimise kulturore, lehtesimit te zhvillimeve te lidhura specifikisht me zonene qofshin keto edhe  ne permasa te vogla por sipas vecorive lokale dhe kapacitetit mbajtes te peisazhit dhe ekosistemeve. Kjo mund te rrise ndergjegjesimin e popullsise lokale mbi perdorimin e qendrueshem te burimeve natyrore nepermjet programeve te vecanta te trajnimit, programeve te ndryshme mesimore si “qendrat e ekselences”  dhe intergrimin social per grupe te ndryshme te synuara.

 

Ushtrim

Cilat parime baze te qendrueshmerise duhet te ndiqen per te perdorur burimet e pasura natyrore per nje zhvillimin te qendrueshem te turizmit ne rajonin e lagunes Kuronian?


 

Ushtrim

Cilat veprime prioritare mund te kene efekt ne kete rajon?


Further information

Further information on sustainable tourism development in the Curonian lagoon region can be obtained from the following sources:

Department of Recreation and Tourism, Klaipeda University, H. Manto street, 84, KLAIPEDA, LT-5808, Lithuania, e-mail: rektur@gmf.ku.lt
Lithuanian Tourism Fund, Ukmerges street, 20, VILNIUS, LT-2600, Lithuania.

Curonian lagoon web-based information system

Ushtrim

Cilat jane parakushtet per zbatimin me sukses te programit per zhvillimin e qendrueshem te turizmit ne kete lagune?




This site is optimized for viewing with Internet Explorer 4 and higher