You are here: / Case Studies / Danube Delta, Ukraine and Rumania

Pershkrimi

Delta e Danubit eshte nje nga kenetat me te medha te Evropes. Rreth njezet per qind e Deltes se Danubit ndodhet ne Ukrahine dhe tetedhjete per qind ne Rumani. Ajo perbehet nga 150.000 ha ishuj artificial, keneta, lumenj, kanale dhe liqene. E njohur per biodiversitet te nje rendesie nderkombetare (ndodhen tre kenetat RAMSAR vetem ne pjesen Ukrahinase dhe nje ne Rumani). Ne te ndodhen me shume se 70 lloje peshqish, 225 lloje zogjsh, 500 lloje bimesh dhe 22 lloje gjitaresh. Ka gjithashtu disa zogj te rrezikuar, si pelikani Dalmatian, Pygmy cormorant dhe Shqiponja bishtbardhe. Proceset natyrore dinamike i japin ketij rajoni karakterin e tij unik. Ne Gusht 1998, me shume se 46,000 ha e deltes bente pjese ne Rezervat e Biosferes se Danubit. Me nje bote te pasur kafshesh te egra, vecanerisht zogj, Delta e Danubit eshte nje nga vendet me potencial te larte per ekotourizem.

 

 

Kush, Ku dhe Kur

Gura Portitei ndodhet ne pjesen jugore te Rezerves se Biosferes se Deltes se Danubit ne nje rrip toke me rere midis rrjetit te lagunave Razelm Sinoe dhe Detit te Zi. Kohet e fundit, ne Gura Portitei eshte zvilluar nje resort i vogel turistik me nje minihotel, nje pension, varka lundruese, disa shtepi njekateshe prej druri dhe nje kamp.
Gura Portita eshte e njohur per bukurine e peisazhit te saj. E ndodhur ne nje rrip natyror prej rere ajo ofron nje dite pushimi ne rezerven e biospheres dhe ne bregdet. Keto plazhe vizitohen me shume nga te rinjte vecanerisht nga ata qe pejqejne natyren dhe peshkimin. Ne afersi te ketyre plazheve qe ndodhen ne Rezerven e Biosferes se Deltes ka shumellojshmeri zogjsh dhe shumellojshmeri kafshesh te tjera. Hyrja ne Gura Portitei behet e mundur vetem me varke nga fshati Jurilovca, qe ndodhet ne anen tjeter te liqenit. Pervec turisteve qe kalojne pushimet e tyre ne Gura Portita, ka edhe turiste qe i vizitojne perdite keto plazhe.

Plazhi i Gura Portitei ndodhet ne nje resort te vogel. Atje ofrohen, vakte ngrenieje, pije, akullore, banjo dhe roje plazhi ne fundjavat me shume levizje. Pjesa derrmuese e turisteve preferojne ta vizitojne bregdetin me disa facilitete. Njerezit deshirojne ta shijojne mjedisin ne Delten e Danubit dhe plazhin nje te njejten kohe. Hyrja ne kete resort behet e mundur vetem nepermjet barkave te cilat nisen nga Jurilovca (nje fshat i vogel qe ndodhet ne bregdetin perendimor te liqenit Razim)

Rreziku

Qe ne 1980 ne bregdetin e Portia eshte vene re tendenca e erozionit bregdetar. Ky fenomen u shfaq si pasoje e punimeve hidroteknike te bera drejt veriut, ne krahinen e Sulina. Perhapja e bankinave drejt detit nga gryka e Sulina per te parandaluar lundrimin ne kanalin me balte ndryshoi drejtimin e rrymes drejt detit dhe si pasoje bregdeti i Portita merrte sasi te vogla rere.
Per me teper, kushtet hidro-meteorologjike nuk ishin favorizuese ndaj dhe erozioni ne bregdet u be me i fuqishem. Ne ate kohe, vendimmarresit e konsideruan te dobishme ndertimin  e nje strukture mbrojtese bregdetare per te parandaluar krijimin e bregut prej rere ne Portita, zonen me delikate e cila e ndan lagunen Razim nga deti.
U zhvilluan projekte per mbrojtjen e bregdetit te Gura Portitei per te siguruar stabilitet ne bregdet per pesedhjete vitet ne vazhdim. Per momentin, fenomeni i erozionit ka ndaluar, por me tej ne jug, ku nuk ekziston mbrojtja bregdetare, procesi i erozionit eshte me i fuqishem.

 

 

Komente dhe Teori

Ne shume kenetave te zones ka menyra te shumta per zhvillimin e turizmit te cilat mbrojne dhe permisojne turizmin. Ky lloj turizmi ndonjehere i referohet eko-turizmit. Ky term paraqet vetem qellimin per te mbrojtur mjedisin pa permendur mjetet per arritjen e tij. Termi me i fundit kerkon te perfshije ne te si mjetet ashtu edhe qellimet per nje turizem te pergjegjshem. Turizmi i pergjegjshem i referohet nje situate ku te gjithe grupet e interesit, popullsia, biznesi dhe institucionet lokale perfitojne nga zhvillimi i nje industrie i cili formohet dhe vepron ne perputhje me parimet e mjedisit te qendrueshem. Nje arritje e tille e cila njeh nevojat e popullsise lokale si dhe gjithashtu edhe te mjedisit te tyre mund te perkthehet (brenda ketij konteksti) si “ekoturizem per njerezit”. Ajo rrit ndergjegjesimin e ekologjisteve qe populli te mos lihet jashte ekuacionit dhe duhet ai te fitoje nese arrihet zhvillimi i favorshem i mjedisit.

Mesimet e nxjerra

Pervec mjedisit natyror, Delta e Danubit u ofron turisteve monumente historike dhe tradita kulturore unike te cilat u shtojne atyre pervojen. Zhvillimet e ekoturizmit jane shume te varur nga mbrojtja e ekosistemeve natyrore dhe vlerat kulturore qe lidhen me to. Me gjithe perfitimet nga nje turizem i manaxhuar mire qe shkojne per komunitetin lokal nepermjet operatoreve baze lokale, eko-tourizmi do te shtoje aktivitete qe e mbeshtesin popullin e Deltes se Danubit ne spektrin e aktiviteteve ne keneta dhe gjithashtu do te perkrahe ruajtjen e tyre.

Konkluzionet

Nuk jane planifikuar me per kete zone plane dhe veprimtari te jera zhvillimi persa i perket qellimit te tij kryesor atij te mbrojtjes se natyres. Gjate viteve te fundit, eshte bere nje investim i dukshem duke ndjekur parimet e turizmit te qendrueshem. Eshte ndertuar nje kompleks i ri turistik me nje kapacitet prej 230 shtreterish i perbere nga 72 shtreter te shtepive njekateshe, 158 shtreter te kasolleve prej druri dhe nje hotel me tre yje. Vende te pershtatshme jane caktuar per ngritjen e cadrave. Plani i zhvillimit turistik perfshin te gjitha facilitetet e nevojshme per nje turizem ekologjik dhe te qendrueshem ne kete rezerve natyrore; Derdhja e ujrave te zeza, rrjetet e ujit te pijshem, si dhe jane instaluar kohet e fundit stacioni i trajtimit te ujrave te zeza dhe i ujit te pijshem. Ne bregdet jane ngritur per turistet tualete dhe dushe me uje te ngrohte, nje kulle vrojtimi per rojet e plazhit dhe cadra me kallama.

Per nje periudhe afatshkurter, nuk ekzistojne rreziqe qe te mund te ndikojne drejtperdrejt ne infrastrukuten turistike dhe ne aktivitetet e rritjes se peshkut. Nga ana tjeter, ka patur konflikte midis perdoruesve dhe Administrates se DDBR. Mirepo, mbrojtja dhe ruajtja e bregdetit kerkon me shume vemendje nga autoritetet qeveritare lokale ne kete zone te vecante dhe jane te nevojshme projekte pilot per te shmangur rrisqet e mundshme qe mund te ndodhin ne te ardhmen.
Popullsia e kesaj zone eshte shume e interesuar ne ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit perreth. Ne te njejten kohe, zhvillimi i eko-turizmit krijon vende te reja pune per lokalitetin dhe kjo paraqet per to nje burim alternativ te ardhurash pervec atij te rritjes se peshkut dhe bujqesise e blegtorise.

 

Ky plazh manaxhohet mire nga nje kompani private e cila krijoi facilitete ne bregdet si: banjo- (me shume se tre, te gjitha teper te pastra), dushe (me uje te ngrohte, teper te pastra gjithashtu), restorante (qe ofrojne ushqime dhe pije), pranine e rojeve te plazhit, varka me qera dhe varka me pedale.

 

Struktura e plazhit dhe komoditeti vleresohen shume nga turistet ne plazhin e Portita per shkak te peisazhit dhe mjedisit natyror. Eshte instaluar nje impiant per trajtimin e ujerave te zeza, si dhe gjithashtu per trajtimin e ujit te pijshem. Ekzistojne dushe me uje te ngrohte, tualete dhe shtepi njekateshe prej druri, nje pension i vogel dhe nje minihotel. Duke marre parasysh se kjo zone eshte nen mbrojtje, zhvillimi i turizmit nuk lejohet kudo. Administrata e
Rezerves se Biposferes se Deltes se Danubit qe manaxhon kete zone, qe perfshin edhe bregdetin, ndalon agjentet ekonomike qe te zhvillojne aktivitete te rendesishme turistike. Kjo eshte arsyeja e numrit te vogel te turisteve ne kete zone. Ato pelqejne plazhet qe jane te qeta dhe jo shume te zhvilluara. Ne Portita, nje zyre e DDBRA e inspektimit ekologjik te zones eshte pika kyce lokale per studimin dhe vrojtimin e zones.

 

Further information

Claudia Coman e-mail: claudiac@datanet.ro
NIMRD" Grigore Antipa" Constanta, Romania
Pictures are developed by Claudia Coman

Did you know that...

 

Ushtrim per perdoruesin

Cilat jane llojet e turizmit qe lejohen ne Rezervatin Biosfere te Deltes se Danubit?



 


This site is optimized for viewing with Internet Explorer 4 and higher