You are here: / Case Studies / Slovenian coast

Bregdeti Slloven

 

Vendndodhja

Bregdeti Sllovak ndodhet ne pjesen veriore me te larget te Detit Mesdhe, pertej Gjirit te Triestes i cili eshte pjesa me veriore e Detit Adriatik. Bregdeti Sllovak eshte vetem 46 km i gjate dhe teper i urbanizuar. Afersia me Triesten dhe me qyetet e tjera me te medha te Italise Veriore, me Austrine dhe me kontinentin e ben Sllovenine nje vend interesant per turistet. Ata terhiqen nga bukuri te ndryshme natyrore (shkembinj, keneta, shpella, plazhe etj.) dhe me trashegimi te pasur natyrore (vendbanimet historike, pellgje kripe, ushqimi tradicional etj).

 

 



 

Problemet / Konfliktet / Opurtunitetet

Turizmi dhe argetimi

Zona ka nje strukture turistike te zhvilluar me se miri, e cila perfshin dyzina hotelesh, facilitete sportive dhe plazhe publike. Shumica e tyre jane ne gjendje perfekte. Zona ka 21.000 shtreter per turistet, ku shumica e tyre eshte ne komunen e Piranit. Ajo mirepret rreth 400,000 turiste ne vit. Pervec turizmit ne plazhe, fokusi i turizmit bregdetar Sllovak eshte perqendruar ne konferencat mbi turizmin, shendetin dhe kazinote turistike gjate gjithe vitit. Gjate viteve te fundit, ekoturizmi dhe turizmi kulturor jane bere shume te rendesishme. Prandaj, zhvillimi i turizmit ne zonen bregdetare eshte shtrire jashte qytetit ne vendet natyrore te plazhit, ne zonat e thella bregdetare duke bere te mundur terheqjen e turisteve te rinj i cili mund te tejkaloje lehtesisht kapacitetin mbajtes te mjedisit.

Urbanizimi

Bregdeti eshte teper I populluar. Rajoni shtrihet mbi nje zone prej 344 km² dhe me nje popullsi nen 80.000 banore (232 banore/km²). Shumica e popullsise (mbi 80%) jeton brenda brezit te gjere prej 1,5 kilometrash pergjate bregdetit. Urbanizimi I rripit bregdetar se bashku me rritjen e oportuniteteve per punesim cuan ne migrimin intensiv te banoreve nga brendesia e vendit drejt zones bregdetare. Midis pasojave te drejtperdrejta qe solli ky eksod mund te permendim fshatrat e shkretuara, shkaterrimin e ndertesave urbane, mirembajtje te dobet te infrastruktures, braktisjen e bujqesise dhe shkaterrimin e peisazheve tipike kulturore.
Ne vitet 80-te procesi I migrimit ndryshoi, kryesisht drejt prespektivave me te medha te ndertimeve private. Ndryshimi pati efekte positive ne rigjallerimin e zonave me ne brendesi te vendit. Megjithate, per shkak te planifikimit te dobet dhe kontrollit te pamjaftueshem mbi aktivitetin ndertimor, procesi coi ne degradimin e peisazhit kulturor. Sot, problemi kryesor i vendbanimeve dhe qyteteve bregdetare qendron ne shtrirjen e gjere dhe te shperndare ne zonat perreth gjate dekadave te fundit. Ndryshimet kryesore ne rripin e ngushte bregdetar gjate ketyre viteve (braktisja e prodhimit te kripes, ndertimi I faciliteteve turistike qe perfshijne jahtet detare, zhvillimi I portit Koper dhe I infrastruktures) rezultuan ne nje humbje serioze te bregdetit natyror dhe degradimin e ekosistemit bregdetar.


The cliffs of Strunjan nature reserve.
(Foto Hanc J.)

Pershkrimi i projektit

Ne dekaden e kaluar disa projekte u fokusuan ne mbrojtjen e mjedisit kulturor dhe natyror nga prishja permes zhvillimit te ekoturizmit dhe turizmit kulturor. Kishte gjithashtu nje numer projektesh qe shqyrtonin aspekte te ndryshme te zhvillimit rajonal dhe qe perpiqeshin qe te gjenin zgjidhje te integruarta dhe te qendrueshme. Me krijimin e Programit te ri te Manaxhimit te Zones Bregdetare (CAMP) zona do te perfitoje nje dokument te rendesishem per zhvillimin e qendrueshem te zones bregdetare se bashku me vendet ne thellesi te vendit. Pjese e CAMP do te jete gjithashtu Strategja per Zhvillimin e Turizmit te Qendrueshem pergjate Bregdetit Sllovak. Ndryshimi i ketij projekti te vecante me projekte te tjera te ngjashme qendron ne faktin se zona perfshin nje pjese te madhe ne brendesi te vendit si dhe procesin e pregatitjen e dokumentave qe parashikon perfshirjen e gjere te komunitetit.

 


Salt-pans of Secovlje. (Foto: Klemenc S.)

 

KOMENTE DHE TEORI
Nje strategji e rendesishme e turizmit te qendrueshem eshte diversifikimi i produktit turistik nga turizmi bregdetar ne lloje te tjera turizmi qe nuk jane te lidhura vetem me bregdetin por edhe zonat me ne brendesi te vendit gjithashtu.

 


The saltpans of Secovlje, Slovenia. Foto: Jaka Adamic.

Rezultatet

Rezultati me i rendesishem i zhvillimit rajonal dhe i aktiviteteve per mbrojtjen e trashegimise ne zonen bregdetare ka qene identifikimi i nevojes per kooperim midis te gjithe grupeve te interesit ne menyre qe te jene ne gjendje te zgjidhin problemet mjedisore ne rritje. Gjithashtu, eshte esenciale pregatitja per nje trajtim te mire integruar drejt zhvillimit te qendrueshem.
Nje tjeter rezultat i rendesishem i aktiviteteve te dekades se fundit eshte mbrojtja e zonave natyrore dhe historike gjate bregdetit. Rezervat natyrore perfshijne shkeminjte, lagunat, mjediset nenujore, kenetat me kripe, pellgjet me kripe, rezervat e flores dhe faunes se Mesdheut si dhe gjithashtu liqenjte me ujera te embla.
Vendet e mbrojtura te trashegimise natyrore jane:
1. Resorti natyror i Secovlje qe perfshin liqenin me kripe dhe gadishulli Seca eshte gjithashtu edhe lokaliteti i Ramsar
2. Resorti natyror i Strunjan shkembinj te thepisur gjate gjithe bregdetit
3. Skocjanski Zatok; dhe te tjera resorte te cilat nuk jane ploesisht te mbrojtura. Keto vende nuk jane manaxhuar vetem per shkak te vlerave te tyre te brendshme ekologjike. Ata jane konsideruar gjithashtu si pjese e nje rrjeti te cmuar i zonave atraktive qe jane perdorur per te diversifikuar produktin turistik

 

Kush, Ku dhe Kur

Nuk ekziston akoma nje organ koordinues per turizmin e qendrueshem. I tere procesi i levizjes drejt turimit te qendrueshem ka iniciuar ne fillimet e viteve 90-te per shkak te nevojes per mbrojtjen e vendeve te trashegimise natyrore pergjate bregdetit. Ne ate kohe, koncepti i turizmit te qendrueshem dukej se ofronte orientimin e duhur per mbrojtjen dhe zhvillimin e zonave te prekshme me vlera te larta ekologjike ose kulturore. Hapat e pare  te zhvillimit te Planit te Integrimit te Zhvillimit Rajonal per Zonen Bregdetare te Slovenia kane perfunduar ne Mars 2002. Ne Shtator 2003, nje faze e re e ketij procesi filloi me pregatitjen e CAMP i cili do te pefundonte ne fund te 2005. Projekti eshte pregatitur nen strukturen e Kongresit te Barcelones dhe te Planit Veprues Mesdhetar (UNEP/MAP). Ai eshte bashkerenduar nga Ministria e Mjedisit, Planifikimi Fizik dhe Energjia e Sllovenise. Burimet financiare jane mundesuar gjithashtu nga komunat bregdetare.

 


 

Ushtrim per perdoruesin
Cfare lloj turizmi mund te zhvillohet per te diversifikuar produktin turistik dhe per te cliruar/lehtesuar bregdetin?


 

Further information
http://dragonja.nib.si


The historic town of Piran at Cape Madona, Slovenia. Foto: Jaka Adamic.

 


This site is optimized for viewing with Internet Explorer 4 and higher