You are here: / Case Studies / The Vä inameri project - Estonia

Projekti  Vä inameri Estoni

Vendndodhja

Krahina e Väinameri ndodhet ne Estoni, ne pjesen Lindore te Detit Balltik midis ishujve kryesore dhe steres. Krahina paraqet nje zone rurale bregdetare me vlera te larta natyrore.

Pershkrimi i Zones

Plazhet e gjera te mbuluara me kallamishte, me barishte bregdetare dhe me rrafshina qelqerore perbejne vendbanimet e mijera zogjve, e specieve te ndryshme gjitaresh dhe te bimeve te rralla.  Nje det i paster i ceket, ku rrezet prekin fundin e tij pergjate mijerave kilometra katrore siperfaqe dhe i cili permban gjithashtu nje bote te pasur organike. Megjithate, peisazhi bregdetar Estonian nuk ka qene asnjehere i teri natyror. Njerezit kane filluar te banojne ne kete zone prej me shume se dy shekuj me pare dhe jane marre me aktivitete bujqesore. Kullotja dhe kositja kane ekzistuar gjithmone pergjate kesaj vije bregdetare.


Renia e ekonomise lokale bregdetare gjate gjysmes se dyte te shekullit te njezete coi ne degradimin e shume habitanteve me vlere. Zonat e lira bregdetare si kullota te pyllezuara, kullota qelqerore dhe toka te gjera me barishte bregdetare te populluara nga specie te ndryshme jane mbuluar me shkurre. Per te  rigjalleruar keto lloje ekosistemesh nevojitet se pari nje manaxhim delikat. Disa organizata jo-qeveritare Estoniane dhe WWF-Suedeze kane iniciuar projektin Väinameri per te restauruar dhe per te ruajtur ekosistemet bregdetare gjysme natyrore duke ndihmuar banoret lokale ne zhvillimin e ekonomive te vogla. Fushat kryesore te zbatimit te projektit jane ne bujqesi dhe blegtori, ne punet artizanale dhe ne ekoturizem. Ne kete projekt jane konsideruar gjithashtu te kene perperesi te larte edhe ndergjegjesimi mbi ndertesat dhe edukimin mjedisor.


 

 

 

Pershkrimi i Projektit

Komponenti i ekotourizmit eshte pjese e nje arritjeje integruese e shfrytezimit te qendrueshem te natyres ne zone. Ideja e projektit ka te beje pak a shume me konceptin e zinxhirit ushqimor ne ekologji. Banoret lokale, ne aktivitetet e tyre ekonomike perdorin burime te shumellojshme te zones bregdetare duke e ndryshuar peisazhin ne struktura te shumellojshme. Karakteri i qendrueshem i aktiviteteve njerezore do ta mbaje sistemin mjedisor bujqesor ne ekuiliber. Duke asistuar me praktika te reja ne zonen bregdetare, projekti i Väinameri do te mbeshtese restaurimin e fushave me vlere, si dhe gjithashtu do te coje ne permiresimin e aspekteve sociale.

 

 

 

 

Ekotourizem, prane me bujqesine dhe punet artizanale, jane marre masa per rikrijimin e nje shoqerie fermere bregdetare me shanse per sukses, duke krijuar te ardhura ekstra dhe diversifikim te aktiviteteve.


Rezultatet e projektit

Projekti ka rezultuar te kete sjelle nje permiresim te rendesishem ne manaxhimin e peisazhit bregdetar dhe ruajtje te vlerave natyrore. Mijera hektare kullotash te vlefshme bregdetare u restauruan dhe tani menaxhohen nga me shume se 300 krere lope dhe begati te nje cilesie te larte mishi. Si rezultat i ketij projekti jane krijuar tre biznese te vogla dhe disa shoqeri.
Rezultati kryesor i ketij projekti eshte krijimi i kooperimit joformal te aktoreve ku marrin pjese afersisht nga 100 persona.
Projekti ka realizuar si me poshte:

2900 hektare fusha bregdetare per kullotje, 2800 hektare jane kositur dhe 110 hektare jane spastruar nga shkurret. Projekti ka krijuar 7 rruge natyrore studimore dhe 4 vendndodhje demonstrative. Jane lancuar gjithashtu, 4 paketa te ndryshme mbi ekoturizmin, te cilat perfshijne vrojtimin e zogjve, botaniken, punet artizanale lokale, ushqimin dhe hotelet lokale.

 


 


This site is optimized for viewing with Internet Explorer 4 and higher