You are here: / Concepts / Resources Dependency

 

Varesia nga Burimet

 Nuk egziston asnje aktivitet turistik i cili te nuk mbeshtetet ne burimet mjedisore ne nje manyre apo ne nje tjeter. Per shembull, burimet natyrore perdoren per te furnizuar turistet me ngrohje, energji, ushqim, higjene dhe uje te pijshme. Ne i drejtohemi mjedisit qe te absorboj mbetjet qe gjenerohen (p.sh. hedhurinat e plehrave te shtepive). Turizmi shpesh e neglizhon kete varesi te burimeve. Presioni, ushtruar si rezultat i turizmit, mund te jete aq i madh sa aktiviteti mund te behet i paqendrueshem dhe te con ne nje renie te burimeve ne afat te gjate.

 Burimet detare dhe bregdetare jane shume te rendesishme per turizmin ne mbare boten. Zhvillimet e turizmit bregdetar perqafojne si ujin edhhe token por shpesh here cuditerisht mbulojne vetem rajone te ngushta. Duke udhetuar vetem disa milje ne brendesi te territorit nga qendrat e mirenjohura turistike si Riviera ne France mund te prezantoheni me zona qe pothuajse nuk jane prekur fare nga turizmi. Infrastruktura e nevojitur per te mbeshtetur zonat e ngushta turistike mund te shtrihet dhe zgjerohet per te mbuluar nje territor edhe shume me te madh. Kjo perfshin sherbime te tilla si furnizimi me uje, akses ne rruge automobilistike apo hekurudhore, aeroporte, dhe godina banimi per stafin dhe te tjera. Turizmi mund te jete shume i perqendruar persa i perket vendndodhjes, por efektet e tij dhe ndikimi mund te shtrihen ne nje rajon shume me te madh.


 

Shembull
Epiros, Greqi: shtigjet e kembesoreve te cilat lidhin zonat bregdetare me vendet ne brendesi mund te zvogelojne presionin mbi bregun


Rajoni i Epirit ndodhet ne Greqine veri-perendimore dhe eshte i pasur me burime natyrore dhe kulturore. Mjedisi i krijuar nga njeriu perfshin fshatrat tradicionale dhe monumentet nga te gjitha periudhat me te rendesishme historike. Ne perputhje me nje projekt Demonstrimi te MIZB ne BE, shtigjet e vjetra, te cilat lidhin zonat bregdetare me vendet ne brendesi, u restauruan me qellim qe te prezantonin nje aktivitet alternativ tek vizitoret e rajonit. Shumica e turisteve per momentin fokusohen ne aktivitetet ne det. Nepermjet shtigjeve te kembesoreve, turistet mund tu drejtohen tokave ne brendesi dhe ne kete menyre clirojne vijen bregdetare. Shtegu i pare mund te gjendet prane Parga-s, nje qytet bregdetra tradicional; ai fillon nga plazhi i mrekullueshem i Valtos dhe shtrihet pergjate korijeve me ullinje, mullinjeve te braktisur prej uji, dhe perrenjeve derisa sa mberrin ne nje keshtjelle te ruajtur relativisht mire dhe kodren e nje fshati te vogel. Shtegu i dyte ndodhet prane Sayada, nje komunitet bregdetar shume afer nje ligatine te rendesishme dhe deltes se Lumit Kalamas. Turistet qe ndjekin kete shteg kane mundesine te admirojne nje pamje te shkelqyer panoramike te grykederdhjes nga kioska e ndertuar posacerisht dhe ne fund te ekskursionit te tyre te eksplorojne fshatin me ndertesa tradicionale prej guri. (Per me teper informacion: Barbara Tzialla, Rajoni i Epirit - Departamenti i Planifikimit Mjedisor dhe Hapesinor, Greqi, ipirpeho@otenet.gr ).


The coastal area in Sayada (Epiros, Greece). Photo: Region of Epirus - Department of Environment and Spatial Planning

 

 


This site is optimized for viewing with Internet Explorer 4 and higher