You are here: / Concepts / Sustainable Tourism

 

Turizmi i Qendrueshem

Turizmi i Qendrueshem perfshin pergjegjesise sociale, nje perkushtim te forte ndaj natyres dhe integrimin e njerezve lokal ne cdo operacion apo zhvillim turistik. Turizmi i Qendrueshem perkufizohet nga Organizata Boterore e Turizmit (OBT), Keshilli i Turizmit (WTTC) dhe nga Keshilli i Tokes si:

Zhvillimi i Qendrueshem i Turizmit ploteson nevojat e turisteve aktual dhe vendeve pritese nderkohe qe mbron dhe forcon mundesite per te ardhmen. Ai nenkupton menaxhimin e te gjitha burimeve ne menyre te tille qe te plotesohen nevojat ekonomike, sociale dhe estetike nderkohe qe ruan integritetin kukturor, proceset baze ekologjike, diversitetin biologjik dhe sistemet ne mbeshtetje te jetes. Produktet te qendrueshme turistike jane ato produkte te cilat funksionojne ne harmoni me mjedisin, komunitetin dhe kulturen lokale ne menyre qe keto te jene perfituese dhe jo viktima te zhvillimit te turizmit.

 

Turizem i Pergjegjshem, Turizem i Bute, Turizem me impakte se me te vogla dhe Turizem alternative, qe te gjitha jane terma me nje kuptim te ngjashem me Turizmin e Qendrueshem. Ato jane, per qellime te ketij moduli, te perfshira ne termin Turizem i Qendrueshem.

 Disa faktor mund te shihen si "nxitesa", qe shtyjne industrine e turizmit drejt trajtimit te nje zhvillimi te qendrueshem.

Keto jane:

  • Rritja e presionit rregullator
  • Rritja e ndergjegjesimit per te kursyer kostot nepermjet konsumit te kujdesshem te burimeve
  • Profesionistet dhe operatoret turistik pranojne qe cilesia mjedisore eshte thelbesore per nje produkt konkurues
  • Ndergjegjesimi nga qeverite dhe operatoret per impaktet negative qe mund te sjelle rritja e turizmit ne mjedisin toane
  • Rritja e ndergjegjesimit te komuniteteve per potencialet qe ata kane per te influencuar ne politikat e turizmit
 

Shembull
Bashkia e Kalvia ne Majorka, Spanje vuajti nga mbi-zhvillimi dhe degradimi i mjedisit ne vitet 1970-1980, sii rezultat i investimeve masive ne turizem. Me qellim qe te rivendosnin komunitetet, ndryshime radikale duhet te zbatoheshin. Ne Kalvia, nje proces per Axhenden lokale 21 coi ne mbylljen e shume hoteleve te keqmenaxhuara, restaurime te peisazhit, percaktimin e zonave te reja te mbrojtura dhe krijimin e nje takse mjedisore ne baze te shitjeve te dhomave te hoteleve. Zhvillimi mjedisor be sebashku me fushate per ndergjegjesimin e publikut dhe marketingu per te permiresuar imaxhine qytetit, duke sjelle keshtu mundesira ne rritje per punesim si edhe popullaritet midis vizitoreve.

•  Burimi: Calvià: Local Agenda 21 , Calvi


 


This site is optimized for viewing with Internet Explorer 4 and higher