You are here: / Sources/ Glossary

Fjalori

  • Axhenda 21 eshte nje plan gjitheperfshires veprimi qe duhet ndermarre ne shkalle boterore, kombetare dhe rajonale nga organizatat e Sistemit Qeverises se Kombeve te Bashkuara, dhe Grupeve Kryesore ne cdo zone ne te cilat njerezit ndikojne mbi mjedisin. Agenda 21
  • Axhenda 21 Rajonin e Detit Balltik
    Nje Axhende 21 per rajonin e Detit Balltik. Nje proces per shume grupe interesi rajonale per zhvillimin e qendrueshem filloi ne 1996 nga Kryeminisrtat e njembedhjete shteteve anetare te Keshillit te Shteteve te detit Balltik (CBSS). Anetaret e Balltiku 21 jane shtete anetare te CBSS, Komisioni Euvopian, organizatat nderkombetare, institucionet nderkombetare financiare, nenrajonet nderkombetare, rrjeti i komunitetit te qytetit dhe biznesit dhe rrjete te tjera nderkombetare jo-qeveritare.
  • Konventa Alpine
    Konvente per Mbrojtjen e Alpeve (1991).
  • Konventa e Barcelones
    Marreveshje per Mbrojtjen e Mjedisit Detar dhe te Rajonit Bregdetar te Mesdheut (1976).
  • Restaurim plazhi
    Restaurimi i plazhit mund te perfshije perdorimin e teknikave te ndryshme per te restauruar, stabilizuar, permiresuar dhe mirembajtur bregdetin etj.
  • Biodiversiteti
    Varieteti i pergjithshem i specieve te faunes dhe flores qe jetojne ne biosfere. Biodiversiteti biologjik eshte vendimtar per ruajtjen e sistemeve te jetes se qendrueshme te biosferes.
  • Rezervat Biosfere
    Rezerva e biosferes eshte nje koncept unik i cili perfshin  nje ose me shume zona te mbrojtura ose toka perreth te cilat manaxhohen per te nderthurur ruajtjen dhe perdorimin e qendrueshem te burimeve natyrore. Cdo rezerve e biosferes ruan shembuj ekosistmesh karakteristike te nje prej zonave natyrore te botes, te manaxhuara per mbrojtjen dhe studimin e tyre.
  • Algat lulezuese: Kudo ne bote, zona te medha te ujerave tona bregdetare po ndoten aq shume saqe kane mungese oksigjeni, nje nga lendet baze te domosdoshme per jeten. Kjo gjendje eshte quajtur hipoksi. Edhe pse kjo eshte nje gjendje e natyres, rritja e siperfaqes se ujit te infektuar, kohezgjatja e cdo ngjarjeje ne menyre te vazhdueshme dhe frekuenca e larte ne dekadat e fundit ndodhin per shkak te aktiviteteve njerezore. Mbipasurimi i grykederdhjeve dhe i ujerave bregdetare me lende ushqyese, vecanerisht me azot, nxit shperthime apo “lulezim” te algave qe konsumojne oksigjenin jetik te ujit kur ato dekompozohen. Efekti i hipoksise perfhin ngordhje peshqish dhe humbjen e shtreses se guackave te detit. Keto humbje mund te kene efekte te demshme sinjifikative mbi shendetin ekonomik dhe ekologjik dhe stabilitetin e rajoneve bregdetare.
  • Kodet e Sjelljes
    Rekomandime, kode vullnetar per sjelljes. Shpesh demonstrojne praktikat me te mira.
  • Kapaciteti Mbajtes
    I referohet numrit te popullsise qe mund te jetoje ne menyre te papercaktuar ne nje mjedis pa i bere ndonje dem atij mjedisi. Ku i adresohet bimeve, kafsheve dhe njerezve. Nese kapaciteti mbajtes i mjedisit tejkalohet, organizmat vdesin dhe mjedisi mund te shkaterrohet per nje kohe te gjate.
  • Bilanci i LLogarise korente/rrjedhese
    Sasia e nje burimi e cila eshte aktualisht e vlefshmer per perdorim.
  • Vleresimi i Impaktit Mjedisor (VIM)
    Vleresimi i mjedisit eshte nje procedure qe garanton se implikimet e vendimeve te marra mbi mjedisin duhet te konsiderohen para se vendimet te merren. Procesi perfshin analizen e efekteve te mundshme te ne nje raporti, duke marre persiper detyren e keshillimit publik mbi raportin, duke marre ne konsiderate komentet dhe raportet ne vendimmarrjen finale dhe me pas informimin e publikut per vendimin e marre. Ne parim, vleresimi i mjedisit mund te behet me projekte individuale sic jane ndertimi i nje moli, i nje autostrade, aeroporti apo fabrike (‘Vleresimi i Impaktit mbi Mjedisin') ose me plane, programe apo politika (‘Vleresimi Strategjik mbi Mjedisin'). Kjo faqe interneti jep informcion mbi ligjet e Komunitetit Evropian mbi projektet e Vleresimit te Impaktit mbi Mjedisin dhe mbi plane apo programe te caktuara mbi Vleresimin e Mjedisit se bashku me informacione te tjera qe lidhen me to.
  • Ekotaksat /Taksat Ekologjjike
    Nje nga qellimet kryesore te ekonomise se gjelber eshte qe te percaktoje cmime qe reflektojne koston e vertete. Aktualisht, cmimet perbejne nje vlere te ulur ne menyre artificiale per burimet natyrore te paristaurueshme dhe nuk marrin fare parasysh kostot e dores se dyte – te ajrit, ujit, tokes per gjeneratat e ardhshme dhe per shendetin e punetoreve. I gjithe sistemi ekonomik eshte e ingranuar ti mbaje keto kosto te pashoqeruara nga eksternalitete. Nje ekonomi e gjelber  mund t'i pershtase cmimet duke perfshire kostot reale dhe mund te krijoje nje sistem te njohur si Taksat ekologjike per ta cuar kete perpara.
  • Skemat e Etiketimit Eko
    Eco-label i krijuar vullnetarisht ne 1992, ka per qellim te promovoje produkte qe kane ndikim te paket mbi mjedisin dhe t'i informoje konsumatoret mbi mjedisin.
  • Ekorajonet
    Ne terma te pergjithshme, rajonet ekologjike mund te vendosen ne harte sipas asociacioneve te faktoreve biotik dhe  mjedisor qe ndikojne ne menyre te drejtperdrejte ose pasqyrohen indirekt mbi energjine, lageshtiren, dhe perberesit e lendeve ushqyese, te cilat jo te drejtperdrejte, te cilat rregullojne strukturen dhe funksionin e ekosistemeve. Keto faktore perfshijne klimen, fiziografine, ujin, token, ajrin, hidrologjine dhe komunitetet potenciale natyrore.
  • Flamuri Blu Europian
    Fondacioni i Edukimit mbi Mjedisin (FREE) ne Evrope eshte organizata qe vepron pas akordimit te cmimit Flamuri Blu Europian. Ajo eshte bere nje burim i besueshem per mjediset e pastra, te sigurta dhe te pelqyeshme per argetimin ne bregdet dhe ka dhene nje kotribut te madh ne per ndergjegjesimin e publikut mbi ceshtjet e mjedisit.
  • Te Ardhurat Nderkombetare nga Turizmi
    Sasia e te ardhurave vjetore te nje vendi te perfitutuara nga turizmi. .
  • Keshilli i Tokes
    Keshilli i Tokes eshte nje organizate nderkombetare jo-qeveritare (NGO) qe u krijua ne Shtator 1992 per te promovuar dhe avancuar implementimin e Marreveshjes se Samitit te Tokes.  Ai udhehiqet nga nje grup prej 18 Anetaresh,  te perzgjedhur  nga komunitete boterore te politikes, biznesit, shkences dhe nga jo-qeveritare. Misioni i Keshilit te Botes eshte te perkrahe dhe tu jape mundesi njerezve qe te ndertojne nje te ardhme me te sigurte, te paanshme dhe te qendrueshme.
  • Ekosistemet
    Sistemi i lidhur me maredheniet bashkevepruese midis organizmave dhe ndermjet organizmave dhe mjedisit te tyre fizik ne nje njesi gjeografike te dhene.
  • Materiale miqesore ndaj mjedisit
    Materiale qe kur prodhohen nuk e demtojne mjedisin.
  • Konsumerizmi Etik
    Te jesh nje konsumator etik do te thote te blesh produkte te cilat jane prodhuar me etike dhe/ose nuk jane te demshme per mjedisin dhe shoqerine. Kjo mund te jete aq e thjeshte si te blesh veze pa kutite mbajtese prej kartoni ose ne teresi si te bojkotosh produktet e prodhuara nga puna e femijeve. Produktet te cilat i perkasin kategorise etike perfshijne produktet organike, produktet e panaireve  llambat qe harxhojne pak energji, elektricitetin nga energjia e riperteritshme, letra e riciklueshme dhe produktet e drurit te miratuara nga Keshilli i Administrimit te Pyjeve.
  • PKB
    Prodhimi Kombetar Bruto (PKB) eshte vlera e te gjitha te mirave dhe sherbimeve te prodhuara ne nje ekonomi, plus vleren e te mirave dhe sherbimeve te importuara, duke zbritur vleren e te mirave dhe sherbimeve te eksportuara.
  • Globi i Gjelber
    Globi i Gjelber ka te beje me etapizimin, certifikimin dhe permiresimin e sistemit boteror per udhetimin dhe turizmin e qendrueshem. Eshte i bazuar ne programin 21 dhe parimet e tije per zhvillimin e qendrueshem u nenshkruan nga 182 kryetare shtetesh te Kombeve te Bashkuara ne Samitin Boteror ne Rio de Jeneiro te Kombeve te Bashkuara. Ai u siguron kompanive, komuniteteve dhe konsumatoreve nje menyre drejt udhetimit dhe turizmit te qendrueshem.
  • Fragmentizimi i habitateve
    Kur bimesia vendase pastrohet per bujqesi, habitatet, te cilat ishin dikur te vazhdueshme, ndahen ne fragmente te vecuara. Pas nje pastrimi intensiv, fragmentet e vecuara synojne te behen ishuj shume te vegjel, te izuluar nga njeri tjetri nga te mbjella, toke dhe kullota. Fragmentet e vogla te habitatit mund te perballojne vetem popullsi te vogel te faunes dhe keshtu behen me te kercenuesheme per zhdukje. Fragmentet e habitatit te cilat jane te vecuara nga njeri-tjetri nuk ka te ngjare qe te ri-kolonizohen.
  • Hipoksia
    Hipoksia eshte emri mjeksor per oksigjen te pamjaftueshem ne gjak. Zakonisht shkaktohet nga nje semundje kardiake apo pulmonare.
  • Tregues
    Perfaqesues i nje vlere te vrotjuar per nje fenomen te studimit. Ne pergjithesi, treguesit kategorizojne informacionin sipas sasise duke perpunuar te dhena te ndryshme dhe te shumefishta. Ne kete menyre informacioni rezulton i sintetizuar. Per me shkurt, treguesit thjeshtesojne informacionin qe mund te ndihmoje zbulimin e fenomeneve komplekse.
  • Infrastruktura
    Sherbimet. lehtesitre baze dhe instalimet e nevojitura per te vene ne funksionin nje komunitet apo shoqeri. Te tilla si: sistemet e transportit dhe telekomunikacionit, furnizimi me uje dhe energji, dhe institucionet publike ku perfshihen shkollat, zyrat postare dhe burgjet.
  • Menaxhimi i Integruar i Zonave Bregdetare: Menaxhimi i Integruar i Zonave Bregdetare (MIZB) eshte nje proces iterative , dinamik dhe shume disiplinar per te promovuar menaxhimin e qendrueshem te zonave bregdetare. Ai permbledh ciklin e plote te mbledhjes se informacionit, planifikimin (ne sensin me te gjere), vendimmarrjen, menaxhimin dhe monitorimin e zbatimit. MIZB perdor pjesemarrjen e informuar dhe bashkepunimin e te gjithe grupeve te interesit per vleresimin e objektivave ne nje zone te dhene bregdetare dhe marrjen e masave per arritjen e ketyre objektivave. MIZB kerkon qe pe nje kohe te gjate, te balancoje objektivat mjedisore, sociale, kulturore, ekonomik dhe argetues. Te gjitha duke respektuar limitet e percaktuara nga dinamika natyrore. "I Integruar" ne MIZB i referohet integrimit te objektivave si edhe integrimit te shume instrumentave te nevojitur per plotesimin e ketyre objektivave. Kjo do te thote, integrim i te gjithe fushave relevante te politikave, sektoreve, dhe niveleve te administrates. Kjo do te thote, integrim i komponenteve terrestrial dhe detar te territorit te synuar, si ne kohe edhe ne hapesire.
  • Makro ekonomik
    Studmi i aspekteve te pergjitheshme dhe i punimeve ne nje ekonomi kombetare, te tilla si: te ardhurat, produkti dhe varesia midis sektoreve te ndryshem ekonomik.
  • Trajtim i bazuar ne treg
    Trajtimi i nje situate bazuar ne prirjet aktuale te tregut.
  • Plan veprimi Mesdhetar
    Plani Mesdhetar i Veprimit (PMV) perpiqet te mbroje zhvillimin e qendrueshem ne Detin Mesdhe. Ai u miratua ne Barcelone, Spanje ne 1975 nga 16 Shtete Mesdhetare dhe KE nga Programi Mjedisor Kombeve te Bashkuara (UNEP). Kuadri i tij ligjor perbehet nga Konventa e Barcelones e cila u miratua ne 1976. Ajo u rishikua ne 1995 me gjashte protokolle qe mbulonin aspekete specifike te mbrojtjes se mjedisit. Nje Komision Mesdhetar per Zhvillimin e Qendrueshem u themelua nga PMV ne 1995 per te lehtesuar pjesemarrjen e te gjithe grupeve te interesit ne zonen e Mesdheut.
  • Zonat e Mbrojtura Natyrore
    Nje zone toke dhe/ose deti posacerisht e dedikuar per mbrojtjen dhe mirembajtjes e diversitetit biologjik, burimeve natyrore dhe atyre qe lidhen me kulturen, dhe te menaxhauar nepermjet masave ligjore apo te tjera masa efektive.
  • Vende shumimi/ose per ngritje folesh
    Jane vende pergjithesisht te sigurta ku zogjte, peshqit, insektet dhe te tjera kafshe depozitojne vezet dhe rrisin te vegjelit e tyre.
  • Burime natyore te parigjenerueshme/shtereshme
    Burime natyrore te cilat nuk mund te zevendesohen brenda nje kohe te shkurter (ose asnjehere) psh, qymyri, torfa, nafta etj.
  • Periferi
    Vija kufizuese apo siperfaqja. Nje rajon i rrethuar
  • Parimi ndotesi e paguan
    Parimi qe koston per kontrollin e ndotjes se mjedisit duhet te perfshihet ne cmim (dmth. te mbartet nga ndertuese apo konsumatori ndotes) dhe jo ti imponohet shoqerise si nje tere.
  • Burime natyrore te rinovueshem
    Burimet natyrore te cilat mund te zevendesohen apo te perterihen brenda nje kohe te shkurter, psh. traret prej pishes se bute.
  • Trajtim rregullator
    Trajtimi i nje situate bazuar na rregullat dhe ligjet perkatese.
  • Standartizimi
    Arritja e konformitetit nepermjet standartit.
  • Aksioner
    Dikush qe zoteron nje apo nje pjese te aksioneve, ose Aksionmbajtes.
  • Grupe interesi
    Cdo pale qe ka nje interes ne organizate. Aksioneret e nje kompanie, mbajtesit e obligacioneve, konsumatoret, furnizuesit, punonjesit, etj.
  • Planifikim hapesinor
    Strategji planifikimi midis aneve te oqeanit dhe tokes ne nje zone bregdetare.
  • Territori
    Pronesia tokesore. E gjitha apo nje pjese e tokes qe i takon nje shteati. The whole or a portion of the land belonging to the state. Mund te jete nje rajon, nje jurisdiksion dhe nje fushe aktiviteti.
  • Asetet e industrise turistike
    Dicka qe sjell perfitim ekonomik per industrine turistike, psh. plazhe me rere te paster, pamje te rralla, etj.
  • Te ardhurat nga turizmi
    Parate e grumbulluara ne saje te turizmit.
  • Mbledhja dhe vecimi i mbetjeve
    Ndodh kur mbetjet vecohen ne perputhje me perberjen e tyre. Per shembull, ndarja e qeseve plastike, letres dhe qelqit. Kjo e ben mbledhjen dhe ricklimin e mbetjeve shume me te lehte.
  • Sherbimet per trajtimin e ujrave te mbetura/perdorura
    Sherbimet e trajtimi te cilat jane ne gjendje te pastrojne dhe ta kthejne ujin e ndotur ne uje te pademshem.
  • Organizata Boterore e Turizmit
    Organizata Boterore e Turizmit (WTO) eshte nje agjensi e Kombeve te Bashkuara qe trajton ceshtje qe lidhen me turizmin. Selia e saj eshte ne Madrid, Spanje.
  • WWF
    Fondi Mbareboteror per Boten e Eger dhe Natyren
  • Zonimi
    Nje proces rregullues i cili ndan nje hapesire te caktuar gjeografike nen nenzona dhe e projektuar per nje apo disa qellime te caktuara.

 

 



 

 


This site is optimized for viewing with Internet Explorer 4 and higher