Ju jeni ketu: / Prezantim / Prezantim per Turizmin Bregdetar

Natyra e Turizmit / Koncepte

Rritje e turizmit ka qene nje nga fenomenet sociale dhe ekonomike me te medhaja ne shekullin e njezete.

Turizem eshte "levizja e njerezve, ne kohe dhe ne hapesire, larg vendbanimeve te tyre, per qellime argetimi apo biznesi". Nje turist perkufizohet nga Organizata Boterore e Turizmit (OBT) si nje "vizitor qe qendron me shume se 24 ore ne nje vend te vizituar per qellime argetimi apo biznesi".

Prandaj, termi Turizem eshte nje çader per te gjitha marredheniet dhe fenomenet qe shoqerojne njerezit te cilet udhetojne, per çfare do lloj arsye. Ai nuk ka kufij te qarte dhe mund te shikohet si nje industry me vete.

Turizmi Global

Turizmi eshte rritur ne menyre dramatike ne 50 vitete e fundit deh eshte bere nje industry globale. Sipas parashikimeve te OBT, udhetimet ne distanca te largeta do te rriten me shpejt (5.4% ne vit) ne mbare boten ne dekadat qe vijne krahasur udhetimet brenda rajoneve (3.8%). Statistikat e OBT per 2002 parashikuan te ardhura nderkombetare nga turizmi ne vleren 463 bilion USD, nje total prej 693 milion turistesh te mberritur ne te gjithe globin dhe parashikon mbi 1 milion mberritje deri ne 2010. Turizmi europian ze 2/3 e turizmit global dhe pritet te dyfishohet deri ne 2025. Mesdheu eshte Destinacioni Numer 1 i Botes dhe gjeneron 1/3 e te ardhurave e turisteve ne rang boteror.

Konferenca Boterore e Bregdetit (1993) riafirmoi turizmin si industrine me te madhe te vetme ne bote dhe perllogariti qe Turizmi perben 5-6% te Produktit Kombetar Bruto te te gjithe vendeve te marra sebashku. Ne shume vende bregdetare, turizmi mbulon nje perqindje shume me te larte te PKB.


 

Parashikimet per Industrine e Turizmit

Vizioni 2020 i OBT parashikon qe mberritesit nderkombetar pritet te arrijne ne 1.56 milionj deri afer vitit 2020. Nga keto mberritje ne te gjithe boten, 1.2 milion do te jene brenda rajoneve deh 0.4 do te jene udhetar ne distanca te gjata.

Totali i mberritesve te turisteve sipas rajoneve tregon se rreth vitit 2020, tre rajonet me te medhaja pritese ne bote do te jene: Europa (717 milion turiste), Azia Lindore dhe Paqesori (397 milion) dhe Amerika (282 milion).




Burimi: Organizata Boterore e Turizmit

 

Ushtrim per perdoruesit
Cilat jane destinacionet me te pelqyera per Europianet?


 

 

Fakte dhe Shifra

Turizmi eshte nje nga sektoret me te forte te ekonomise ne vendet antare te Bashkimit Europian (BE). Aktivitetet turistike ne te gjithe vendet antare perfshijne rreth 2 milione biznese (shumica ndermarrje to vogla dhe te mesme). Keto prodhojne deri ne 12% te PBB (ne menyre te drejte perdrejte apo te terthorte), 6% te punesimit (drejtperse drejti) dhe 30% te tregtise se jashteme. Te gjitha keto shifra priten te rriten me tej nderkohe qe kerkesa per turizmi parashikohet te rritet gjithashtu. Nje analize mbi ndryshimet ne turizem ne Bashkimin Europian ne 20 vitet e fundit tregon se numri i shtreterve dhe i fjetjeve jane rritur pothuaj me 64% nderkohe qe popullsia u rrit vetem me 6.2% (BE 2002).


(Source: Statistics in focus Theme 4-40, EC 2002)

Ne 1999, Turizmi ne vendet e EEA (antare te BE, Norvegjia dhe Islanda) ka gjeneruar 1,040 bilion USD te PBB (drejt per drejt apo terthorazi). Pjesa totale qe ze varion nga 9.04% ne Hollande deri ne 24.39 % ne Islande. Ai eshte gjithashtu nje krijues i madh vendesh pune, duke zene nga 6.92% te punesimit ne Gjermani deri ne 20.87% ne Islande (WTTC 2001).

Nje tjeter tregues i rendesise se turizmit per ekonomine kombetare eshte perqindaj e bilancit te llogarise korente qe mbulohet nga te ardhurat nga turizmi. Ne 1992, treguesi per disa vende Mesdhetare ishte si me poshte: Spanje 71%, Greqi 28%, Malte 102% dhe Qipro 74%.

Gjithesesi, ka ndryshime te medha midis rajoneve ne vendet e Europes per sa i perket zhvillimit te turizmit te cilat tregojne ndarjen e pabarabarte te perfitimeve ekonomike. Majorka ehste nje nga rezortet turistike me te njohura ku prosperiteti i ekonomise lokale eshte i lidhur forte me zhvillimin e turizmit, i cili kontribon me 70% te PBB (EEA 2001).

 

Cyprus

 

 

TURIZMI BREGDETAR

Turizmi Bregdetar bazohet ne nje kombinim unik te burimeve ne kufirin midis ambjentit tokesor dhe detar: diellit, ujit, plazheve, pamjeve magjepsese, diversitetit te pasur biologjik (zogjve, balenave,koraleve etj), ushqimit te detit dhe infrastruktures se mire te transportit. Bazuar ne keto burime, shume sherbime fitimprurese jane zhvilluar ne shume destinacione bregdetare te tilla si plazhet e paster, zhytje, udhetim me barka, vrojtim shpendesh, restorante dhe sherbime mjeksore.

 Ne mesin e shekullit te 20-te, turizmi bregdetar ne Europe u kthye ne turizem masiv dhe u be i perballueshem pothuaj per kedo. Sot, 63% e pushuesve Europian preferojne detin (BE, 1998). Sektori i Turizmit bregdetar ne Europe po behet mjaft konkurues, nderkohe qe turistet presin cilesi me te larte per Çmimin me te ulet te mundeshem. Sot turistet presin me shume sesa diell, det dhe rere, sic ishte raste dy dekada me pare. Ata kerkojne nje shumellojshmeri te madhe aktivitetesh argetuese te shoqeruese dhe eksperienca ku perfshihen sporte, kuzhine, atraksione kulturore dhe natyrore. Ne te njejten kohe, banoret ne destinacionet tradicionale turistike jane mjaft ne ankth per ruajtjen e identitetit te tyre, mjedisin dhe trashegimine natyrore, historike dhe kulturore nga impaktet negative.

 

Fakte dhe Shifra
A e dinit se bregdeti eshte tipi me i preferuar si destinacion turistik?

Shumica e pushuesve Europian zgjedhin detin (63%). Te tjera lloje destinacionesh jane malet (25%), qytetet (25%), dhe fshati (23%). Nga njera ane, nje nder dhjete greke zgjedhin detin (me shume mundesi detin ne vendin e tyre), nga ana tjeter, vetem nje nga tre finlandez ben te njejten zgjedhje.

Fakte dhe Shifra

Rajoni i Mesdheut eshte destinacioni kryesues ne bote. Ne me pak se 20 vite, numri i turisteve qe vizitojne Mesdheun pritet te rritet nga 220 milion ne 350 milion (parashikimi per 2020). 84% e turisteve vijne nga Europa, shumica nga vendet ne veri dhe ne perendim. Gjermani perben tregun me te madh, e ndjekur nga Mbreteria e Bashkuar, Franca dhe Hollanda. Pothuaj 80% e turisteve ne Mesdhe zgjedhin Spanjen, Francen, Italine ose Greqine (OBT, 2003).

Nje e treta e te ardhurave globale nga turizmi merren nga Mesdheu. Ne tre vitet e fundit, 2/3 e kesaj te ardhure u kthyen ne duart e me pak se 10 operatoreve turistike nga Europa e Veriut (OBT, 2003).

Per momentin, turizmi masiv eshte nje nga shkaktaret kryesor per humbjet ekologjike ne rajon. Disa vendndodhje, te cilat ishin dikur te virgjera, tani as qe nuk behet fjale te riparohen me.

 

Ushtrim per perdoruesin

Turizmi eshte:

  1. Levizja e njerezve, ne hapesire dhe ne kohe, larg vendbanimeve te tyre per arsye argetimi apo biznesi.
  2. Çdo udhetim i njerezve larg shtepive te tyre per me teper se 24 ore.

 

Facts and Figures

Mesdheu- nje nga eko-rajonet me te rrezikuara ne mbare boten

WWF ( Fondi Mbareboteror per Boten e Eger dhe Natyren ) ka identifikuar 200 rajone ne bote (te quajtuar eko-rajone), te cilat jane kritike per ruajtjen e biodiversitetit. Nje nga keto rajone me rendesi globale dhe nje nga me te rrezikuarit eshte Mesdheu.

1o vendet bregdetare kyce ku egziston nje nevoje urgjente per rezerva te reja dhe ndryshime ne praktikat e menaxhimit te bregut jane:

- Bregdeti Mesdhetar i Marokut dhe deti Albora, bregu koral i Tunizise (Spanje, Marok, Tunizi)

-Bregu Dalmacian dhe ishujt (Kroaci)

- Sirenaika dhe Rrymat e Sirte dhe Gabe (Libi, Tunizi)

- Anatolli jugor dhe Bregu Verilindor i Lavantine dhe deti (Turqi)

- Dete Egje dhe Bregu i tij (Greqi, Turqi)

-Sardenia dhe Korsika (Itali, France)

-Ishujt Balerik dhe deti (Spanje)

-Deti Liguro-Provenzal (France, Itali)

-Bregu dhe deti ne Tyrrhenian Jugor (Itali)

- Bregu Jug-Pernedimor i Ballkanit dhe Deti, Ishujt Jonian (Shqiperi, Greqi).

 

 

 

Ushtrim per perdoruesin

Duke iu referuar vecanerisht perdorimit te bregdetit, beni nje liste me efektet potenciale pozitive mjedisore dhe efektet negative mjedisore qe shoqerojne zhvillimin e turizmit.

 


 

 

Ushtrim per perdoruesin
A mendoni se plakja e popullsise ka efekt ne turizem? ?


 


 


This site is optimized for viewing with Internet Explorer 4 and higher