You are here: / Practice/ Tools / Assessing carrying capacity

Vleresimi i kapacitetit mbajtes

Analiza a kapacitetit mbajtes perdoret ne planifikimin mjedisor per te instruktuar marrjen e vendimeve ne alokimin e perdorimit te tokes. Kjo eshte nje teknike baze, gjeresisht e perdorur per te perkufizuar kapacitetin e nje zone per te perballuar nivelin maksimal te zhvillimit prej turizmit, bujqesise, industruse dhe infrastruktures. Perderisa ka ndryshime midis aktiviteteve, eshte e pershtatshme qe kapaciteti mbajtes te perkufizohet sipas perdorimit specifik. Duke u nisur nga kjo, kapaciteti mbajtes eshte i lidhur specifikisht me zone dhe perdorimin .

 


 

 

Komponentet e Kapacitetit Mbajtes ne Turizem

Gjykimet per kapacitetin mbajtes rrotullohen rreth tre komponenteve baze apo dimensioneve: fiziko-ekologjik, socio-demografik dhe politiko-ekonomik. Keto dimensione gjithashtu reflektojne gamen e ceshtjeve qe merren parasysh ne praktike. Duket qarte, kur flasim per kapacitetin mbajtes te tre komponentet duhet te konsiderohen me pesha te ndryshme (per rendesine) ne destinacione te ndryshme. Keto ndryshime rrjedhin nga llojet (karakteristikat/vecorite) e vendit, llojin e turizmin (bregdetar, te mbrojtur, rural, malor, historik) dhe lidhjes turizm-mjedis. Gjithesesi, te tre komponentet nderlidhen deri ne nje mase. (EC, 2002).

Shembuj te nivelit te kapacitetit per komponentin fiziko-ekologjik (BE, 2002)

  1. Niveli i pranueshem i dyndjes apo dendesise ne zonat kyce/njesite hapersinore te tilla si parqe, muze, rruge qytei etj.
  2. Humbja maksimale e pranueshme e resurseve natyrore (d.m.th. ujit dh e tokes) pa shkaktuar degradim te madh te funksioneve te ekosistemit apo biodiversitetit apo humbje te specieve
  3. Niveli i pranueshem i ndotjes se i ajrit, ujit dhe zhurmave bazuar ne tolerancen apo kapacitatin asimilativ te ekosistemit lokal
  4. Intensiteti i perdorimit te infrastruktures se transportit dhe sherbimeve
  5. Perdorimi dhe mbiperdorimi i sherbimeve dhe lehtesirave te dobishme te furnizimit me uje, me energji, menaxhimit te mbetjeve te ujrave te zeza dhe mbledhja e mbetjeve te ngurta, trajtimi, shkarkimet dhe telekomunikacioni
  6. Sigurimi i mjaftueshem i sherbimevete tjera te komunitetit te tilla si ato qe lidhen me shendetin publik dhe sigurine, strehimin, sherbimet komunitare etj.

A. Komponenti fiziko-ekologjik

Komponenti fiziko-ekologjik perbehet nga te gjithe elementet e fiksuar apo fleksiber te mjesit natyror dhe kulturor si edhe nga infrastruktura. Komponentet e fiksuar i referohen kapacitetit te sistemit natyror. Me raste, ai shprehet edhe si kapacitet ekologjik, kapacitet asimilativ, etj. Komponentet nuk mund te manipulohen lehte nga nderhyrja e njeriut. Kufijte mund te llogariten, ato duhet te vrojtohen lehte dhe te respektohen si te tille. Komponentet fleksibel iu referohen kryesisht sistemit te infrastruktures si furnizimi me uje te pijshem, rrjetit te ujrave te zeza, energjise, transportit, sherbimeve sociale te tilla si postare dhe telekomunikacioni, sherbimeve shendetsore, sherbimeve ligjore, bankave, dyqaneve dhe sherbimeve te tjera. Kufijte e kapacitetit te komponenteve te infrastruktures mund te rriten nepermjet investimit ne infrastrukture, taksave, masave organizative dhe rregullatore, etj. Per kete arsye, vlerat e tyre nuk mund te perdoren si baze per percaktimin e kapacitetit mbajtes por me shume si nje kuader per orientimin dhe vendimmarrjen ne opsionet e veprimeve ne menaxhim.


 

B. Komponenti socio-demografik

Faktori socio-demografik i referohet atyre aspekteve sociale te cilat jane te rendesishme per komunitetet lokale. Ato lidhen me prezencen dhe rritjen e turizmit. Ceshtjet sociale dhe demografike, te tilla si fuqia e vlefshme punetore apo personeli i trainuar, etj, por edhe ceshtje te tjera socio-demografike si sensin e identitetit per komunitetin lokal apo eksperienca e turisteve. Disa prej tyre mund te shprehen ne terma sasior por shumica kerkojne kerkim te pershtatshem socio-demografik. Pragjet e kapacitetit social jane ndoshta me te veshtiret per tu vleresuar ne krahasim me ato fiziko-ekologjik apo ekonomik sepse ato varen ne nje mase te madhe nga gjykime vlerash. Vendimet ekonomike dhe politike mund te ndikojne disa nga parametrat socio-demografike te tilla si politikat e migracionit. Kapaciteti mbajtes social perdoret si nje term gjenerik per te perfshire si nivelin e tolerances te popullit prites ashtu edhe cilesine e eksperiences se vizitoreve te zones.


Shembuj te nivelit te kapacitetit per komponentin socio-demografik (BE, 2002)

  1. Numri i turisteve dhe i llojeve te aktiviteteve argetuese turistike te cilat mund te thithen pa ndikuar sensin e identitetit, stilin ejetes, modelt sociale dhe aktivitetet e komuniteteve pritese
  2. Niveli dhe tipi i turizmit i cili nuk modifikon ne menyre te ndjeshme kulturen lokale ne forme direkte apo indirekte persa i perket artit, zejtarise, besimit, zakoneve, ceremonive dhe traditave
  3. Niveli i turizmit qe nuk do te durohej dot nga popullsia lokale apo rrembente perdorimin e sherbimeve dhe komoditeteve
  4. Niveli i turizmit (numri i vizitoreve dhe perputhshmeria e llojit te aktiviteteve) ne nje zone pa sjelle zvogelim te papranueshem te eksperiences se vizitoreve

 

C. Komponenti politiko- ekonomik

Faktori politiko-ekonomik i referohet impaktit te turizmit ne strukturen lokale te ekonomise, aktiviteteve etj, duke perfshire konkurrencen me sektore te tjere. Ceshtjet institucionale gjithashtu perfshihen ne masen qe ato angazhojne kapacitetet lokale per te menazhuar prezencen e turizmit. Konsideratat qe lidhen me parametrat politiko-ekonomike mund gjithashtu te jene te domosdoshem per te shprehur diveergjencen ne vlerat dhe qendrimet brenda komunitetit lokal ne lidhje me turizmin.


Shembuj te nivelit te kapacitetit per komponentin politiko-ekonomik (EC, 2002)

  1. Niveli i specializimit ne turizem
  2. Humbja e krahut te punes tek sektore te tjere si pasoje e terheqjes nga turizmi
  3. Ceshtjet qe lidhen me shperndarjen ne nivel lokal i te ardhurave nga turizmi
  4. Niveli i punesimit ne turizem ne krahasim me burimet njerezore lokale

 


This site is optimized for viewing with Internet Explorer 4 and higher