You are here: / Practice/ Tools / Cooperation of actors

Bashkepunimi i aktoreve

Bashkepunimi i aktoreve

Bashkepunimi i aktoreve eshte nje angazhim i vazhdueshem midis dy ose me shume paleve, bazuar ne kenaqjen e nevojave te ndersjellta te idenifikuara posacersiht. Nje bashkepunim i tille karakterizohet nga qendrueshmeria pertej nje kohe te caktuar, perfshirja dhe fleksibiliteti.

 

Aktoret potencial perfshijne:

  • Organizatat brenda industrise turistike, vecanerisht operatoret turistike
  • Byron qeveritare te turizmit dhe agjensite kombetare te burimeve, vecanerisht sherbimet ne parqe
  • Komunitetin vendas qe shpesh perplaset me turistet
  • Organizatat Joqeveritare (OJF-te), vecanerisht ato qe perfshihen ne ceshtjet mjedisore dhe menaxhimin e biznesit te vogel dhe zhvillimin tradicional te komunitetit
  • Universitetet dhe te tjera organizata kerkimore
  • Te tjera komunitete, duke perfshire ato qe kane nje tradite ne turizem dhe ato qe jane fillestare
  • Institucionet financiare publike e private dhe komitetet kombetare kulturore, etj.


Shembuj: Konferenca Nderkombetare per Turizmin e Qendrueshem ne Rimini

Konferenca ne Itali, 28-30 Qershor 2001, perfundoi me nenshkrimin e nje karte e cila promovon elementet kritike te Menaxhimit te Integruar te Zonave Bregdetare (MIZB) te tille si pjesemarrjen e publikut si nje faktor determinant suksesi per menaxhimin e qendrueshem, duke e trajtuar bregdetin si nje te tere, dhe jo te ndare ne territore toke dhe deti. Nje seminar te titulluar "Planifikim i integruar per nje politike te qendrueshme per perdorimin e tokes" analizoi faktoret e suksesit dhe blloqet penguese te projekteve te MIZB dhe disa nga mjetet e disponuara. Keto perfshijne rendesine e perfshirjes se te gjithe grupeve te interesit qe nga fillimi dhe mbajtja e motivacionit te tyre duke vene ne dukje rezultatet qe burojne nga proceset e pjesemarrjes publike ne strukturat demokratike egzistuese me qellim qe te sigurohet qe angazhimi i personelit te con ne nje impakt politik. Ne kete kontekst, duhet te sigurojme qe sektori turistik - industria, bordet turistike, etj - dhe vete turistet perfaqesohen ne menyren e duhur. Po kaq e rendesishme eshte ruajtja e kordinimit te procesit pertej kohezgjatjes se projekteve te limituara te MIZB. Po keshtu jane zhvilluar edhe mjetet politikberese te tilla si vleresimi i kapaciteteve mbajtese turistike te zonave bregdetare dhe te zonave te tjera. Aplikimi duhet te filloje, megjithese duhet bere me shume kerkim ne bashkepunimin e aktoret lokale ( Guida Bregdetare ).

 

Ne Belek, nje qytet turistik ne bregun Turk, nje shoqata menaxhimi (Beytuyab) u themelua qe ne 1988 per te realizuar kordinimin dhe bashkepunimin mes investitoreve: banoret lokale, shoqatat zyrtare dhe te tjera grupime si edhe ministrite relevante (Ministria e Turizmit, Ministria e Mjedisit, Ministria e Shendetit, Ministria e Pyjeve etj.). Cdo kompani qe investon ne Belek eshte e detyruar te jete anetar i Beytuyab. Shoqata eshte pergjegjese per menaxhimin e infrastruktures se rajonit (furnizimin me uje, mbledhjen dhe trajtimin e ujrave te ndotura, komunikimin, transportin, menaxhimin e mbetjeve e ngurta etj) pervec ceshtjeve te tjera si ndergjegjesimi publik, mbrotjen e biodiversitetit dhe kontrollimin e zjarreve ne pyje. Shoqata mbeshtetet nga kerkimi shkencor kryer nga universitetet lokale per praktikimin e turizmit te qendrueshem ne zonen e tyre. Ky lloj bashkepunimi mes aktoreve te perfshire ne zhvillimin e turizmit ka cuar ne suksesin e turizmit te qendrueshem ne Belek. Nje sistem i tille eshte bere shembull per menaxhimin ne te tjera zona fqinje turistike pergjate bregut mesdhetar te Turqise. ( Rasti Studimor -Belek ).


 


This site is optimized for viewing with Internet Explorer 4 and higher