You are here: / Practice/ Tools / EcoTaxes, EcoCharges, Fees

EkoTaksat, Detyrimet Ekologjike dhe Tarifat

Taksat Ekologjike, Detyrimet Ekologjike dhe Tarifat

Taksat apo detyrimet Ekologjike turistike jane ato te cilat vihen per turistet per qellime mjedisore. Ato mund te kene ose jo nje impakt direkt ne stimujt qe u ofrohen turisteve ndaj ndotjes, por ne cdo rast duhet te perdoren per qellime mjedisore.


 

 

Shembull: EkoTaksat ne Turizem ne Ishujt Balerik

Pothuajse 12 milione njerez mberrijne ne Ishujt Balerik te Spanjes cdo vit, krahasuar me popullsine e perhershme prej vetem 760 000. Turistet kontribojne shume ne ekonomine lokale, por kjo ka edhe kostot e veta sociale dhe mjedisore. Qeveria rajonale deshiron te leviz drejt nje forme me te qendrueshme te turizmit dhe planifikon te financoje programin e saj nepermjet taksave ekologjike per qendrimin ne hotel. Nga Maji 2002, turistet duhet te paguanin ne te gjitha hotelet edhe nje takse ekologjike prej 1 Euro per nate. 24 Milion qe priteshin te grumbulloheshin ne vitin e pare u planifikuan te shpenzoheshinn ne projekte qe ruanin mjedisin. Industrise se Hotelerise iu kerkua te bashkepunonin ne prezantimin e kesaj mase te re kur u ve re se ajo pati nje mbeshtetje te forte nga banoret vendas. Turistet mesa duket binin dakord me qellimin e takses porsa iu shpjegohej atyre. Gjithesesi, presioni i sektorit te hotelerise coi ne ne nje deshtim ne zbatimin e saj.
Burimi: Govern de les illes Balears


Cove at Portals Vells - Mallorca Island
Jon Davison (Lonely Planet Images
)

 

Arsyet kryesore per taskat dhe detyrimet ekologjike jane:

  • Ato jane instrumenta vecanerisht efektive per frenimin e eksternaliteteve dmth, perfshirjen e kostove te sherbimeve mjedisore dhe demtimeve (dhe riparimet e tyre) direkt ne cmimin e mallrave dhe sherbimeve apo aktiviteteve qe i krijuan ato
  • Ato mund te sigurojne stimuj per turistet dhe administratoret per te ndryshuar sjelljen e tyre drejt nje perdorim me eficent nga ana ekologjike e burimeve; te stimulojne novacionin dhe ndryshimet strukturore; dhe te perforcojne perputhshmerine me rregullat
  • Ato mund te shtojne te ardhurat te cilat nga ana e tyre mund te perdoren per te permiresuar shpenzimet ne mjedis. Fondet e mbledhura ne baze te taksave dhe detyrimeve mjedisore rezervohen eksluzivisht per permiresimin e cilesise mjedisore, si rrjedhoje edhe oferten baze te cdo destinacioni turistik.

Ato mund te perdoren per aktivitetet e meposhteme:

    • Pastrimi i plazheve dhe te pjeseve te tjera te zonave bregdetare
    • Pastrimin e detit dhe te ujrave te ceketa
    • Kontrollin e cilesise se detit, plazhit dhe ujit
    • Mbledhjen dhe largimin e mbetjeve urbane
    • Ruajtjen e burimeve natyrore, ujit te pijshem dhe te hapesires ne vecanti
    • Mbrotjen e detit dhe te ujrave te ceketa, etj.
Shembull
Nje takse zhytje (2.30 Euro per zhytje) ne rezervatin natyror ne Ishujt Medes (Katalania, Spanje) grumbulloi 130.000 Euro ne 1996, dmth. 68% te buxhetit te rezervatit.
Burimi : EEA, 2003.

Shembull
Territori i Cinque Terra me vendndodhje ne bregun veri-lindor te Italise ka percaktuar turizem te qendrueshem per te mbrojtur kultures, trashegimine dhe mjedisin. Cinque Terra eshte e fameshme per pese fshatrat ku mund te shkohet me tren ose ne kembe: Monterosso, Vernazza, Corniglia, Manarola dhe Riomaggore. Numri i madh i turisteve ka nje impakt te rendesishem per qendrueshmerine e rajonit. Rajoni i njohe si Park Kombetar ne 1999 dhe si nje territor i mbrojtur nga UNESCO ne 1997. Projekti per Turizmin e Qendrueshem ka percaktuar nje Brand Cilesie Mjedisore per strukturat akomoduese, nje Kartoline Cinque Terra, udhezuesa per turistet dhe informacion per publikun ne lidhje me mbrojtjen. Me qellim qe te kontrollohej numri i turisteve, ofrohet nje Kartoline Cinque Terra e cila perfshin hyrjen ne shtigjet kembesore, qendrat per vrojtimin e natyres, shtigjet botanike, zonat per piknin, per vrojtim zogjsh etj. Turistet qe eksplorojne rajonin mund te blejne kartoline 1, 3 ose 7 ditore e cila ofronn akses te pakufizuar ne tren apo autobuzin midis fshatrave. Tarifa perdoret per te ruajtur shtigjet kembesore , parqet ujore dhe kombetare ( Consorzio Turistico Cinque Terre ).


 


This site is optimized for viewing with Internet Explorer 4 and higher