You are here: / Practice/ Tools / Impact assessment

Vleresimi i impaktit

Vleresimi i impaktit

Aktivitetet antropogjenike kane potencialin per te ndikuar ne nje fare menyre mjedisin bregdetar dhe turizmi nuk ben perjashtim. Vleresimi i impaktit eshte procesi i rishikimit dhe vleresimit te impaktit te secilit aktivitet ( te tilla si ndertimii infrastruktures turistike: hoteleve, shtepizave, plazheve publike, autostradave, etj., ne mjedisin bregdetar apo ne resurset natyrore, kulturen, ekonomine etj). Pa qene te informuar dhe te ndergjegjshem per efektet negative ne mjedis do te ishte e pamundeshme te planifikohen dhe te ndermerren masa efektive dhe te arsyeshme qe synojne mbrojtjen e cilesise se mjedisit bregdetar dhe jetes njerezore. I vetmi mjet ligjor i cili zbatohet aktualisht ne praktike per vleresimin e impakteve negative ne mjedis te projekteve konkrete eshte Vleresimi i Impaktit Mjedisor (VIM). Procedura e cila e shtrin konceptin dhe parimin qe nenvizon VIM quhet Vleresim Strategjik Mjedisor (VSM). Ka edhe mjete dhe instrumenta te tjera qe perdoren per te vleresuar impaktin ne mjedisin bregdetar dhe tek njerezit, per shembull, vleresimi i rriskut/rrezikut.

 




 

 

Vleresimi i Impaktit ne Mjedis (VIM):

Vleresimi i Impaktit ne Mjedis ehste nje proces sistematik dhe integrativ, i cili perdoret per identifikimin e efektit mjedisor te zhvillimit te projektit. Si rezultat i Direktives 85/337/EEC (amenduar me 1997), eshte tashme nje procedure legjislative brenda Bashkimit Europian qe aplikohet per te vleresuar efektet mjedisore te projekteve te caktuara publike e private te cilat kane gjasa qe te kene nje ndikim te madh ne mjedis. VIM kerkon ndermarrjen e nje studimi te detajuar me qellim per tu fokusuar ne vleresim. Kjo mund te kryeht si nje studim ne zyre ose ne terren ne varesi te natyres/shkalles se projektit.


 

Objektivat kryesore te VIM ne kontekstin e turizmit te qendrueshem ne rajonat bregdetare jane (UNDP 2003):

  • Ndergjegjesimi i vendimmarresve per efektet e rendesishme mjedisore te projekt propozimeve
  • Perkufizimi i alternativave me efekte te ndryshme mjedisore;
  • Identifikimin e trajtimeve sesi te shmangen apo te reduktohen demtimet ne mjedis dhe te tjera impakte ne rajonet bregdeta
  • Parandalimi i degradimit te bregdetit duke kerkuar zbatimin e alternativave te mundeshem dhe masave zbutese
  • Venia ne dispozicion te publikut arsyet per miratimin e nje projekti me efekte te rendesishe mjedisore
  • Forcimi i koordinimit midis grupeve te interesit
  • Forcimi i pjesemarrjes publike ne proceset vendimmarrese

Vleresimi Strategjik Mjedisor (VSM):

Vleresimi Strategjik Mjedisor eshte nje procedure e nivelit te larte e cila e zgjeron me tej konceptin dhe parimin qe nenvizon VIM, por normalisht aplikohet ne politika, plane dhe programe apo ne grupe projektesh. VSM siguron mundesine potenciale per shmangien e pergatitjes dhe zbatimit te planeve te papershtateshme, programeve, projekteve dhe ndihmon ne identifikim. Keshtu pra, behet nje vleresim i alternativave te projektit dhe identifikim i efekteve kumulative. VSM perbehet nga dy tipe kryesor: VSM sektoriale ( e cila aplikohet kur shume projekte te reja bejne pjese ne nje sektor) dhe VSM rajonal (e cila aplikohet kur zhvillimi i gjere ekonomik planifikohet per te perfshire nje rajon te tere).

  (burimi i perkufizimit: Komisioni Europian. 1999. Intergrimi i shqetesimeve mjedisore brenda zhvillimit dhe bashkepunimit ekonomik. Versioni Draft 1.0. Bruksel Fjalori ) (bazuar be UNDP 2003 dhe Participatory_SEA.pdf )


Ne kontekstin e turizmit te qendrueshem ne rajonet bregdetare procesi i VSM duhet te rishikoje faktoret e meposhtem: problemet ekzistuese (mjedisore dhe shendetsore) ne nje rajon bregdetar te mbuluar nga nje strategji e caktuar; alternativat kyce per strategjine; impaktet mjedisore dhe shendetsore e masave te supozuara me zbatim; dhe sistem per monitorimin e impakteve qe lidhen me strategjine.

 

 


 


This site is optimized for viewing with Internet Explorer 4 and higher