You are here: / Practice/ Tools / Indicators for sustainable tourism

Treguesit per turizmin e qendrueshem

Per te monitoruar procesin e zhvillimit te qendrueshem dhe per te permiresuar procesin e planifikimit eshte e nevojshme te kemi treguesit te cilat na ndihmojne te vleresojme dhe koordinojme zhvillimin e qendrueshem. Treguesit te cilat jane identifikuar per te tre aspektet e turizmit te qendrueshem- ekologjik, ekonomik dhe social. Organizata Boterore e Turizmit (OBT) ka propozuar sefundmi perdorimin e treguesve te perzgjedhur per turizmin e qendrueshem. Me qellim qe te jene te dobishem per menxheret dhe administratoret ne sektorin e turizmit, treguesit e perzgjedhur jane te motivuar nga kerkesa; ata i pergjigjen nevojes se vendimmarresve per te njohur dhe jane praktike per shumicene e kombeve dhe rajoneve.

 

 Treguesit duhet te tregojne performancen e vertete ne destinacione, per shembull:

 "Raporti i te ardhurve qe respektojne mjedisin" dhe jo "ekzistencen e sistemeve per marrjen nga aeroporti apo stacioni i trenit" te cilat mund te mos perdoren nga udhetaret.

Treguesit duhet te na japin mundesine per te marre vlera te krahasueshme per te gjithe destinacionet. Destinacionet veriore apo malore, per shembull, kane nevoje per me shume energji per ngrohjen e ambjenteve akomoduese sesa destinacionet verore apo ne plazh. Nuk do te kishte kuptim te matej vetem sasia e energjise se perdorur- sepse vlerat varen nga rrethenat e destinacionit. Nese shohim ate pjese te perdorimit total te energjise, e cila vjen nga burimet e rinovueshme, ne marrim nje treguest te vlefshem per te gjithe destinacionet (Kutija: teksti i markuar me te kuqe me tregues te energjise me poshte).

Nje liste parapergatitore indikatoresh u identifikuan nga Iniciativa VISIT dhe te testuara ne 10 destinacione ne te gjithe boten ne te gjithe europen. Rezultatet e testimit cuan ne listen baze te indikatoreve. Ata rekomandohen si "tregues prioritare" per te cilet egzistojne te dhena ose mund te gjenden lehte ne destinacione.

 

Treguesit per Turizmin e Qendrueshem ne Liqenin Balaton, Hungari

Studimi i sponsorizuar nga Organizata Boterore e Turizmit, i cili filloi ne 1999 duke u fokusuar ne nen-rajonet e Keztheli ne fundin lindor te liqenit, miratoi 5 kritere per treguesit:

  • Varesia
  • Vlefshmeria e te dhenave
  • Kuptimshmeria dhe besueshmeria
  • Krahasueshmeria
  • Aftesia parashikuese

Treguesit e perzgjedhur:

Cilesia e Ujit: koliformet fekale kane rendesi per plazhets; klorofili, algat A kane rendesi; turistet ankohen per ujin ne plazhe
Edukimi Mjedisor: Numri i moduleve mjedisor te ofruara nga shkollat ne rajon sebashku me numrin e studenteve qe studjojne keto module
Ruajtja e natyres: Numri i specieve te rrezikuara/te rralla
Mbipopullimi dhe dyndja ne zonat e plazhit: Njerezit per metra katror ne periudhat pik
Impakti social: Raporti i turisteve ndaj banoreve lokale ne periudhen pik
Imazhi i rajonit: niveli i kenaqesise nga banoret lokale
Sezonaliteti: Numrat e turisteve ne muajin pik
Varieteti i atraksioneve: Perqindja e ndertimeve sherbimore qe jane te hapura gjate gjithe vitit
Menaxhimi i mbetjeve te ngurta: Perqindja e shtepive qe perdorin sherbimin zyrtar te heqjes se mbeturinave (blerje kuponi)
Kenaqesia e konsumatoreve: Bazuar ne pyetesoret dhe anketimet
Pastertia e ujit dhe shkurreve: Numri i tualeteve per turiste ne plazh ne kohen pik
Pastertia e restoranteve: Numri i turisteve te cilet kane raportuar helmim nga salmonella ne restorantet lokale apo mencat
Krimi: Numri i krimeve te raportuara nga jo-vendasit/vendasit
Cmimet: Cmimi mesatar per muaj i dhomave
Aksesi publik ne plazhe: Perqindja e plazhit te perdorshem i cili eshte i lire per publikun
Mbrotjta e burimeve biologjike: Kategoria e mbrojtjes se zones qe perdor indeksin e IUCN, numri i specieve te rralla/rrezikuara; ekzistenca e nje plani te organizuar per rajonin
Akomodimi ne treg te zi: Bazuar ne anketimin e turisteve
Financimi per mbrojtjen: perqindja e te ardhurave nga spotet e nxehta qe i dedikohen mbrotjes
Qendrimi i pergjithesgem per destinacionin: Bazuar ne pyetesoret per vizitoret

 

Per te ndihmuar ne interpretim, jane identifikuar tre komponente te perbashket:

  • Indeksi i kapacitetit mbajtjes bazuar ne: zone e aksesueshme te plazhit (30%); numri i shtreterve zyrtare (20%); parkimi dhe kapaciteti i rruges (20%); ndryshimi ne indeksin per qendrimin e banoreve lokale (30%)
  • Indeksi i stresit te zones , per "zonat e nxehta" te turizmit, bazuar ne : numrin e turisteve (30%); num,rin e turisteve per meter katror (30%); reagimi i banoreve lokale (20%); masat per demtimet (20%)
  • Indeski i terheqjes se destinacionit , bazuar ne : cilesine e ujit (30%); aksesi ndaj ujit (20%); varietetit te atraksionit (30%); reagimin i vizitoreve (20%)

 

More


 


This site is optimized for viewing with Internet Explorer 4 and higher