You are here: / Why / Problems of Unsustainable Coastal Tourism

Poblemet e Turizmit te Paqendrueshem Bregdetar

Impaktet Mjedisore

Turizmi mund te krijoje presion te madh mbi burimet lokale te tilla si energjia, ushqimi, toka dhe uji te cilat mund te jene vetevetiu me pakice. Sipas Vleresimit te Trete per Mjedisin e Europes (EEA 2003), impaktet direkte lokale te turizmit tek njerezit dhe mjedisin ne destinacione ndikohen fuqishem nga perqendrimi ne kohe dhe ne natyre (sezonaliteti).

Ato rezultojne nga:

 

  1. Perdorimi intensiv i ujit dhe tokes per qellime argetimi dhe turizmi.
  2. Shperndarja dhe perdorimi i energjise.
  3. Ndryshimet ne peisazhin e perftuar nga ndertimet e infrastruktures, godinave dhe sherbimeve.
  4. Ndotje te Ajrit dhe mbetjet.
  5. Ngjeshja e dherave (demtim dhe shkaterrim te bimesise).
  6. Shqetesimin e faunes dhe njerezve lokal (per shembull, me anen e zhurmes).

Numri ne rritje i turisteve qe vizitojne zonat e ndjeshme natyrore mund edhe te shpartalloje mbrojtjen e natyres. Disa konflikte mund te krijohen gjithashtu midis zhvillimit te turizmit dhe sektoreve te tjere te tille si bujqesia dhe pyjorja.

 

Impaktet ne biodiversitet

Turizmi mund te sjelle humbje te biodiversitetit ne nje sere menyrash, psh, duke konkuruar me boten e eger per shtrirjen dhe burimet natyrore. Ne menyre me specifike, impaktet negative te biodiversitetit mund te shkaktohen nga faktore te ndryshem.

 

 

Shembuj
Ne Zakinthos (Greqi), i cili eshte vendi me i rendesishem per rritjen e breshkave te ujit (Caretta caretta), brezi bregdetar i foleve pergjate plazheve renor ngacmohet dhe shkaterrohet nga zhvillimi i turizmit dhe sjellja e turisteve. Per fat te keq, piku i sezonit turistik koincidon me sezonin e shtimit per breshkat e rrezikuara te ujit.(EC, 2002).

Sforcimet per burimet ujore

Uji dhe veçanerisht uji i fresket eshte nje nga burimet me kritike te natyres. Industria turistike ne pergjithesi mbiperdor burimet ujore per hotel, pishina, fushat e golfit dhe per perdorimin personal te ujit nga turistet. Kjo mund te sjelle mungesa te ujit dhe degradim te furnizimit me uje, si edhe mund te gjeneroje nje volum me te madh uji te ndotur.

 Per Shembull, konsumi mesatar i ujit ne qytetin e Antalias (Turqi) eshte 250 litra per person ne dite, nderkohe qe konsumi mesatar ne zonat turistike i tejkalon 600 litrat. Ne Majorka (Spanje), konsumi i ujit ne zonat rurale eshte 140 litra per person ne dite, ne zonat urbane 250 litra, nderkohe qe konsumi mesatar per turistet eshte 440 litra, madje edhe 880 litra ne rastet e vendeve luksoze (EEA, 2001).

Degradim i tokes

Impakt direkt mbi burimet natyrore, qofshin keto te rinovueshme apo jo te rinovueshme, nga ndertimi i strukturave turistike, rrugeve dhe aeroporteve mund te shkaktohet nga perdorimi i tokes per akomodim, per sigurimin e ndonje lloji tjeter infrastrukture dhe perdorimi i materialeve te ndertimit (minimi i reres!). Pyjet sidomos vuajne efektet negative te turizmit ne formen e shpyllezimit shkaktuar nga grumbullimi i drurit per ngrohje dhe spastrimi i tokes. Kjo ka ndodhur ne shume zona bregdetare ne Turqi ku pyjet u spastruan per ndertimin e shtepive verore dhe hoteleve gjate tre dekadave te fundit.

 

Shembull
Mikonos: nje ishull kozmopolitan i urbanizuar me shpejtesi (EC, 2002)

Ishulli i Mikonos ne Greqi eshte nje rezort turistik nderkombetar shume i njohur, i cili ka perjetuar zhvillime te shpejta turistike gjate 30 viteve te fundit. Paralelisht me ekspansionin e industrise turistike (akomodimin, baret, etj) popullsia e ishullit eshte rritur ne madhesi, ne kontrast me ishujt e tjere te Greqise ku popullsia eshte ulur ne dekadat e fundit. Kjo rritje u shoqerua nga ekspansioni i infrastruktures (zmadhimin e portit, permiresimin e rrjetit rrugor, ndertimi i digave siperfaqesor etj). Keto investime kane rritur me tej kapacitetin e ishullit per te akomoduar turiste dhe vizitore te tjere. Problemet dhe shenjat nga ngopja tashme jane shfaqur: mbipopullim, mungese e hapesirave per parkim, nivel me i larte krimesh,ndotje e ujti dhe e tokes ndodh vecanerisht gjate kohes pik te veres. Nje pjese e madhe e siperfaqes tokesore mjaft e limitur ne ishull eshte absorbuar nga ndertimet intensive per banim, zhvillimi i turizmit dhe infrastruktues akomoduese qe shoqeron ate ose eshte lene e paperdorur per te bere spekullime ne te ardhmen duke shkaktuar keshtu nje humbje te gjithanshme te tokes bujqesore. Dy rezortet tradicionale ne ishull sebashku me me fashtrat e rinje e ngritur sefundmi ku bazohej edhe industria turisktike kryesisht ne fazen e pare te zhvillimit jane pothuajse transformuar tashme ne madhesi, ne volumin e siperfaqes se ndertuar, ne karakter dhe ne cilesi mjedisore si rezultat i zhvillimit te shpejte dhe te pakontrolluar te turizmit. urbanizimi i shpejte ka modifikuar gjithashtu strukturen social-ekonomike dhe kulturen lokale. (Coccossis H., Parpairis A., 1996).

Shembull
Zhvillimi i shtepive te dyta verore ne Turqi


No zonen Kusadasi-Davutlar te Turqis, nje rrip bregdetar prej 30 km me 750 m eshte mbuluar totalisht nga shtepite verore gjate periudhes nga 1975-1985. Keto shtepi zoterohen nga resident me te ardhura te mesme dhe te larta qe vijne nga qytete te medha. Ato ofrojne nje lehtesim te perkoheshem nga stresi i qyteteve te medhaja, konsiderohen si investim i mire, duke rritur vleren e tyre me kalimin e kohes dhe mund te perdoren si rezidenca te perhereshme pas daljes ne pension.

 

Sidoqofte, kjo prirje ka rezultuar me humbje serioze te pyjeve, hapesirave te lira dhe tokes bujqesore. Presioni ne rritje mbi burimet ujore ka cuar ne mungese te ujit te pijshem ne shume zona dhe problemin e shtimit te mbeturinave. Mungesat e energjise dhe nderprerjet jane bere te zakonshme ne shume zona te rendesishme turistike.

 

Ndotja e ajrit dhe zhurmat

Transporti nepermjet ajrit, rrugeve dhe hekurudhave po rritet vazhdimisht, ashtu sikurse edhe rritja e numrit te turisteve dhe mundesive me te medha te tyre per te levizur. Turizmi tani perllogarit me shume se 60% te udhetimeve me avion dhe si rrjedhoje eshte pergjegjes per nje pjese te madhe te clirimeve te gazrave si dioksid karboni (CO2). Clirimet e gazrave nga transporti, gazrat qe clirohen nga perdorimi i energjise lidhen me shiun acid, ngrohjen globale dhe ndotjen e rende te ajrit.

 

Ndotja prej zhurmesse avioneve, makinave, motocikletave, autobuseve sie dhe pajisjve argetuese te tilla si transportesve ne debore, slitave eshte nje problem perhere ne rritje i turizmit, duke sjelle merzi, stres dhe madje edhe humbje te degjimit.

Perdorimi i energjise

Hotelet jane konsumatore te medhenje te ujit. Nje turist qe qendron ne hotel perdor mesatarisht 1/3 me shume uje ne dite sesa nje banor lokal. Konsumi i energjise per m2 ne vit nga nje hotel me nje yll eshte 157 kW/ore (380 kWh per nje hotel me kater yjel) (EEA, 2003). Sidoqofte, shumicen e kohes, infrastruktura nuk eshte projektuar per te perballuar periudhat e pikut.

Disa biznese turizmi po fillojne te vene ne jete masa per eficencen e e energjise, per shembull hotelet ne Mbreterine e Bashkuar "kursyen" deri ne 9000 ton dioksid karbon ne vit secili, midis 1997-1999.


Ndotja e Ujit

Ndërtimi i hoteleve, rekreative dhe objekteve tjera shpesh çon në rritjen e presionit mbi objektet për deponimin ujërave të zeza, në veçanti për shkak se shumë destinacione të ketë disa herë banorët më në sezonin e lartë se në sezonin e ulët. Ujë Objektet e trajtimit të mbeturinave nuk janë ndërtuar shpesh për të përballuar me rritjen dramatike në vëllimin e ujërave të ndotura gjatë pikut. Mbeturinave të ujit ka dete dhe liqene të ndotura përreth tërheqjet turistike, Flora dhe fauna dëmshme. Ujërat e zeza ik shkakton dëme serioze në shkëmbinj nënujorë koral, sepse ajo stimulon rritjen e algave (algat çel) dhe duke shkaktuar hypoxia (do të thotë oksigjenit të ulët). Në ekosistemet ujore, oksigjen të ulët nënkupton një përqendrim prej më pak se 2-3 miligram të oksigjenit për litër të ujit (mg / l). Efektet direkte të hypoxia përfshijnë vret peshk, të cilat jo vetëm që zbrazë rezervat e peshkut dhe të vlefshme të dëmtojë ekosistemin, por janë të pakëndshme për banorët lokalë dhe mund të dëmtojë turizmin lokal. Hipoksia është kryesisht një problem në estuaret dhe ujërat bregdetare, edhe pse ajo mund të jetë një problem në liqene ujërave të ëmbla. Nga ana tjetër, lulëzim algave si të tilla gjithashtu paraqesin një problem të madh. Oqeani merr një ngjyrë të kuqe ose të gjelbër (varësisht nga lloji i algave) dhe kjo është e pakëndshme për të parë të oqeanit si kjo, ndërsa turistët dhe banorët lokalë nuk janë të lejuara për të notuar. Ndryshimet në kripësi dhe siltation mund të kenë ndikime të gjera në mjedise bregdetare. Ndotja e ujërave të zeza gjithashtu mund të kërcënojnë shëndetin e njerëzve dhe kafshëve.

Shembull
Plazhi "EL BURRERO" ne Spanje, nje shembull menaxhimin e paqendrueshem te erozionit bregdetar

Zona e projektit
El Burrero eshte nje zone zbavitese dhe shplodhese jo vetem per kete qender urbane por edhe per te gjithe zonat urbane ne brendesi. Per me teper, gjate veres, popullsia normale nga 600-1000 banore rritet ne 5000-6000 banore.

 

Perpara se te zbatohej projekti, El Burrero ishte nje plazh guror deh vetem nje e treta e plazhit ishte me rere. Bregu vazhdon ne jug me nje sere plazhesh gurore, platforma shkembore, pellgje sipas e baticave dhe zbaticave me rendesi te madhe per biodiversitetin dhe sektorin e peshkimit.

  Veprimi
Projekti synonte zmadhimin e plazhit renor dhe ta bente te gjithe zonen me shume terheqese per vizitoret. Per te arritur kete, duna dhe nje shetitore buze detit u ndertuan dhe filloi ushqimi me rere artificiale ne nje distance prej 500m nga vija bregdetare.

Pasojat
Faktet kane provuar se dizenjimi i projektit nuk ishte aspak i pershtatshem per kushtet meteorologjike, oqeanografike dhe biologjike te zones.

 

  • Ne zonen veriore, rera u grumbullua kundra mureve qe vecojne plazhin nga qendra urbane
  • Ne zonen jugore me shetitoren, rera po terhiqet nga ererat prej zonave me lageshtire dhe po cohet mbrapa plazhit. Per pasoje te ketij procesi, rera tashme ta tejkaluar dhe eshte grumbulluar permbi murit te shetitores.
  • Pasojat e ketij projekti ne shtratin e detit kane qene gjithashtu shkaterrimtare. Shtrati shkembor ne kete zone kishte qene i kolonizuar nga nje diversitet i larte molusqesh, invertebraresh dhe peshqish. Levizjet e ndryshimit te reres si pasoje eketij projekti varrosen nenshtresen shkembore duke sjelle nje ulje drastike te diversitetit dhe pasurise se specieve dhe per rrjedhoje edhe demtim te ekonomise lokale. Ky impakt negativ nuk ndikoi vetem zonen e projektit por edhe bazamentin shkembor te detit ne jug te kesaj zone.
  • Gjithashtu, ushqimi me rere natyrale nga deti eshte ulur ne mneyre domethenese per shkak te ndertimit te dunave veriore. Kjo ben te mundeshme qe ne te ardhmen shirat me furi te sjellin demtim serioz te shetitores dhe godinave perreth.
  • Punet e kryera nga ky projekt nuk i permiresuan kushtet e plazhit, ato me shume i zbehen ato.


Masa korrigjuese
Gjate kater viteve te fundit, autoritetet bashkiake ndermoren veprime per te korrigjuar problemet e shkaktuara nga projekti. keto masa - heqja e reres, ujitja e reres dhe vendosja e zgarave per eren - nuk e arriten objektivin e tyre sepse serish ato u bene pa patur njohurite e nevojshme per dinamiken e bregdetit.

 


Perspektiva
Gjate vitit te fundit, i njejti Autoritet Bashkiak Zonal ka pergatitur nje projekt te ri per te korrigjuar gabimet e te parit. Po organizohen takime me shoqatat e lagjeve, ekologjistet dhe autoritet bashkiake me objektiv gjetjen e nje zgjidhje te kenaqeshme per te gjithe palet.

Ndotje estetike

Ne disa vende, turizmi konvencional eshte akuzuar per mos integrim te struktures se tij me tiparet e natyres dhe arkitekturen indigjene te destinacionit. Nje rezort i madh dominues mund te ngjaje si pa kuptim ne cdo mjedis natyror dhe mund te bie ndesh me projektimin e struktures indigjene.

Ne vendet me perqendrim te larte te aktivitetit turistik dhe me atraksione domethenese natyrore, dispozimi i mbetjeve eshte nje problem i madh. Hedhja jo ne vendin e duhur te plehrave mund te jete grabites i madh i ambjentit natyror. Mbetjet e ngurta dhe letrat mund te degradojne pamjen fizike te ujit dhe te vijes bregdetare.


Erozioni bregdetar

Zhvillimi zonave detare, valepritesve dhe vijes bregdetare mund te shkaktoje ndryshim ne prurjet aktule sedimentare dhe si rrjedhoje gerryrje te bregut. Nxjerrja e materialeve te ndertimit ne token gjate bregut dhe ato ne afersi me te mund te rrezikoje pyjet ne brendesi dhe shtratin e lumenjeve dhe si rrjedhoje te sjelle gerryerje.

Shikoni Rastin Studimor Mamaia

 

 

 


 


This site is optimized for viewing with Internet Explorer 4 and higher