You are here: / Why / Socio-cultural impacts

 

Impaktet Social-Kulturore

Impaktet social-kulturore te turizmit konvencioinal (tradicional) te cilat pershkruhen ketu, jane efektet ne marredheniet direkte apo indirekte te komuniteteve pritese me turistet dhe ne bashkeveprimin me industrine turistike. Per nje sere arsyesh, komunitetet pritese jane pjese me e dobet e bashkeveprimeve me mysafiret dhe siguruesit e sherbimeve. Impaktet lindin kur turistet sjellin ndryshim nee sistemin e vlerave dhe ne sjellje, duke kercenuar keshtu identitetin indigjen. Per me teper, ndryshimet zakonisht ndodhin ne strukturen e komunitetit, marredheniet familjare, stilin tradicional te jetes kolektive, ne ceremonite dhe moralitetin.


 

 

Ndryshim te identitetit dhe vlerave lokale

Turizmi konvencional mund te shkaktoje ndryshim apo humbje te identitetit apo vlerave lokale dhe te sjelle nje sere influencash te lidhura ngushte te cilat shpjegohen si me poshte:

  • Komercializimi i kultures lokale
    Turizmi mund ta ktheje kulturen lokale ne nje te mire materiale kur traditat fetare, zakonet lokale dhe festat reduktohen per tju pershtatur pritjeve te turisteve duke rezultuar ne ate qe quhet "etnicitet i rikonstruktuar"
  • Standartizimi
    Destinacionet jane nen rrezikun e standartizimit gjate procesit per poltesimin e deshirave te turisteve: nderkohe qe peisazhi, akomodimi, ushqimi dhe pijet etj, duhet te plotesojne kerkesat e turisteve drejt dickaje te re dhe te panjohur, ato ne te njejten kohe nuk duhet te jene jene krejt te pazakonta sepse ne fakt vetem nje pjese e vogel e turisteve kerkojne gjera krejtesisht te reja
  • Pershtatje ndaj kerkesave te turisteve
    Turistet duan suvenire, vepra arti dhe artizanali, manifestime kulturore. Ne shume destinacione turistike, mjeshterat e artizanatit i jane pergjigjur pozitivisht kerkeses ne rritje dhe kane bere ndryshime ne dizenjon e produkteve te tyre per ti kthyer ne harmoni me shijet e klienteve te rinje. Interesi i treguar nga turistet mund te kontriboje ndjenjes se vete-vleresimit te artisteve dhe ndihmon ne ruajtjen e tradites kulturore. Erozioni kulturor mund te ndodhe gjate procesit te komercializimit te mallrave kulturore.


 

Perplasje kulturore

Ngaqe turizmi perfshin levizjen e popullsise ne vendndodhje te ndryshme gjeografike dhe vendosjen e lidhjeve sociale midis njerezve te cilet nuk mund te takoheshin ne rrethana te tjera, perplasjet kuturore mund te hasen si rezultat i diferencave ne kulture, grupeve etnike e fetare, vlerave, stilit te jetes, gjuhes dhe niveleve te prosperitetit. Qendrimii banoreve lokal ndaj zhvillimit te turizmit mund te shpaloset nepermjet fazave te euforise, ku vizitoret jane shume te mirepritur, nepermjet apatise, irritim dhe ndoshta antagonizm kur qendrimet kundra turisteve fillojne te rriten mes banoreve lokale.

Perplasjet kulturore me tej mund te vijne edhe nga:

  • Pabarazi ekonomike - midis vendasve dhe turisteve te cilet shpenzojne me te teper sesa zakonisht ne shtepite e tyre.
  • Irritin si rezultat i sjelljes se turisteve - Turistet shpesh, si pasoje e injorances apo moskokcarjes, nuk respektojne zakonet vendore dhe vlerat morale. Si shembull, kemi sjelle rastin e Katalaniaa. Katalania gjithmone ka qene nje fuqi mbareboterore ne industrine e turizmit. Gjithesesi, ajo ka promovuar nje lloj turizmi te bazuar ne diell, argetim dhe pije. Llojet e njerezve qe vizitojne kete vend kerkojne vetem keto klishe dhe asqe nuk duan tja dine per vlerat lokale. Keta jane njerez, te cilet ne vendin e tyre kurre nuk do te bertisnin ne rruge, apo te pinin alkol gjate gjithe dites apo te thyenin dritaret e dyqaneve rruges per ne "shtepi". Ne Lloret de Mar , ne Costa Brava, situata tani eshte pagarantuar
    (Patronat de Turisme Costa Brava Girona ).
  • Grindje per nivelet e puneve - si pasoje e mungeses se trajnimit profesional, shume vende pune ne turizm te cilat paguhen pak u shkojne vendasve ndersa punet menazheriale, shume te pagueshme dhe prestigjoze u kalojne te huajve apo vendasve qe vijne nga zonat urbane.

 

Influencat fizike qe shkaktojne stres social

Influencat fizike qa shoqerojne rritjen e turizmit ne nje destinacion mund te shkaktojne strese te medhaja sociale nderkohe qe ndikon ne komunitetin vendas.

Diavantazhet social-kulturore perfshijne:

  • Shtremberim kulturor, demtimi i trashegimise kulturore mund te vije nga vandalizmi, rremujat, vjedhjet dhe largimi i paligjshem i artikujve trashegimise kulturore apo nga ndryshimi i peisazhit historik qe rrethon ate.
  • Konfliktet per perdorimin e resurseve te tilla si: konkurrenca midis popullsise turistike dhe vendase per perdorimin e burimeve primare si uji dhe energjia per shkak te furnizmit te rralle
  • Konfliktet per perdorimin tradicional te tokes mund te lindin edhe ne zonat bregdetare kur ndertimi i hoteleve dhe sherbimeve turistike pergjate vijes bregdetare iu mohonn vendasve vajtjen ne zonat tradicionale te peshkimit apo edhe ne hapesirat relaksuese te zones

 

Krimi

Nivelet e krimit zakonisht rriten me rritjen dhe urbanizimin e zones. Rritja e turizmit masiv shpesh shoqerohet me rritje te krimit. Prezenca e nje numri te madh turistesh me shume para per shpenzim dhe shpesh here edhe me sende me vlere si kamera apo bizhuteri sjellin rritjen e interesit te krimineleve dhe sjell me vete edhe akte te tilla si grabitje apo tregti droge. Pavaresisht se turizmi nuk eshte shkaktar i shfrytezimit te te miturve, ai i krijon shume mundesi per te.


 

Perkeqesim te kushteve te punes dhe punesimit

Studimet tregojne se shume vende pune ne sektorin e turizmit kane kushte pune dhe punesimi qe lene shume per te deshiruar: ore te gjata, punesim i paqendrueshem, pagese e ulet, trajnim i paket dhe pak shance per kualifikim (www.ilo.org) . Pervec kesaj, zhvillimet e fundit ne tregetine e udhetimit dhe turizmit (liberalizimi, konkurrenca shume e forte) mesa duket po e perforcojne prirjen drejt kushteve me te pasigurta dhe fleksible te punesimit. femijet zakonisht rekrutohen per punera te tilla sepse ata jane te lire dhe punemarres fleksibel.


 

 


This site is optimized for viewing with Internet Explorer 4 and higher