Perse u zhvillua Coastlearn?


Gjate nje takimi ne Split te Kroacise ne veren e vitit 2000, 18 perfaqesues qeverish nga Deti Balltik, Deti i Zi, Deti Mesdhe deh Deti Kaspik bene nje thirrje per nje mjet mesimi profesional ne distance per te komunikuar informacion, eksperienca apo ide rreth Menaxhimit te Integruar te Zonave Bregdetare per nje afat te gjate. EUCC- The Coastal Union mori persiper pergjegjesine per kete kerkese dhe keshtu filloi projekti pilot "CoastLearn" financuar nga Leonardo Da Vinci. Qe atehere, partneriteti dhe programi i CoastLearn jane rritur nen drejtimin e EUCC.

Menazhimi i Integruar i Zonave Bregdetare nuk eshte nje koncept i perhapur ne vendet e synuara. Ndaj, shqetesimi kryesor ka qene te krijoje konceptet baze rreth tij dhe ti beje perfitimet prej tij te kuptueshme per menaxheret dhe politike beresit e bregdetit.

Coastlearn jep nje kontribut origjinal ne sistemet dhe praktikat e trajnimit profesional egzistuese europiane dhe nderkombetare. Shume kurse te tjerta te ketoj lloji jane te shtrenjta, shume te pershtatura per vendet e Europes Perendimore dhe te Amerikes dhe ne shumicen e rasteve jane pjese e programeve edukative ne nivel akademik. CoastLearn eshte i pari kurs i disponueshem gjeresisht mundesuar pa pagese nepermjet internetit. Aspetki me origjinal i trajtimit te CoastLearn eshte bashkepunimi midis eksperteve perendimor ne trajnimin per Menaxhimin e Integruar te Zonave Bregdetare dhe kolegeve te tyre ne vende fqinje (perfshire atyre te asocuara) te Bashkimit Europian per te zhvilluar sebashku produktet e CoastLearn ku ne perparesi te projektit jane nevojat e vendeve jo-anetare te BE .